Ambasadori i paqës, poeti dhe shkrimtari Tyran Prizren Spahiu / Nga: Aziz Bytyçi

Ambasadori i paqës, poeti dhe shkrimtari Tyran Prizren Spahiu
 
 
Nga: Aziz Bytyçi
 
Ky është Tyran Prizren Spahiu : – Çdo vepër letrare që shkruan është një sfidë , emocion njerëzor, është një përvojë, është një e nesërme. Është shkronja që të bëhet më tej një lloj bashkësie me ditën që prek.
 
Rreth romanit të parë “PRAPA KURRË MË !”, të poetit , shkrimtarit,eseistit , studiuesit,pedagogut Tyran Prizren Spahiu.Recenzenti i njohur në analet e poezisë shqiptare , poeti nga Tirana Pëllumb Shehu , shkruan parathënjen rreth mendimit të tij , të romanit të profesor Tyran Prizren Spahiut . Romani “Prapë kurrë më!”, ngërthen në vete dy sisteme, që në mënyrën e vet janë të pranishëm në jetën e njeriut . Në një anë njeriu i pafajshëm pëson , ndërsa në anën tjetër fajtori në këtë rast konkretisht Shqiptari djali i Shkëmbit falet , për një arsye të vetme , sërish janë dëshmitaret e dyshimt që vendosin.Në kohë të gjatë do të jetë kjo temë aktuale dhe tejet tërheqëse për njeriun gjegjësisht lexuesin.Romani ka një hyrje që vertet nxit lexuesin të gjejë kohë të lirë dhe pa humbur asnjë fjalë të futet i tëri në këtë histori tejet të dhimbëshme por edhe jashtëzakonisht intriguese për shtresën e gjërë të dashnorëve të fjalës së shkruar . Recenzenti i librit shkruan pesë faqe të plota , pra parathënja e tij duke i prekur frekuncat më të ndishme të romanit të autorit të librit Spahiu , i cili lexuesve ju shpre , të nderuara dhe të nderuar lexues , doemos mu desh të bëjë një sienoptik të ngjarjeve dhe lidhshmërisë gati se të përsosur. Një shtjellim më të zgjeruar e ka libri “Prapa kurrë më !”.Spahiu më kthehu kohën prapa që dremiste në kujtimet e hidhura e të përjetuara , të asaj kohe të rëndë . Autorin Tyran Prizren Spahiun e përgëzoj për këtë libër të veçant e me nuance historie, ku emrat e protogonistëve janë fiktiv dhe peshën do e bartë historia,përfundon recenzenti i librit Pllumb Shehu.
 
Romani me karakter historiko-social , që ngërthen në vete të kaluarën shoqërore .Ky romani i poetit të lartësuar tani me namë jo vetëm në botën shqiptare por gjithë andej në europën dhe boten e civilizuar , është shkruar në trajtë rrëfyese dhe në mënyrë kronologjike , përcjell dhe spikat ngjarjen.
 
Kësisoj , gjendja shpirtërore e poetit Spahiu, duke qenë në lidhje të ngushtë me gjendjen e përgjithshme , sjell rrëfimin e këtyre vargjeve të romanit dridhmuese që të tronditin me bukurinë e mendimit dhe forcën e të shprehurit , ku vertet i bënë lexuesit ta vlersojn punen e tij me këto shkrime të arta , si në poezi ashtu edhe në këtë romanë mbresë lënëse te çdo lexues i cili lexues ka rastin ta ketë këtë roman të këtij poeti të mrekullueshem.
 
Lartuar prej poetit të talentuar Tyran Prizren Spahiu , ka në themelet e tija fjalën stërgjyshore , dhimbjet e plagëve të së kaluarës dhe së tashmes , diellëzimet poetike të së ardhmës , muzën përzjerë për thërrimet e dheut dhe rrënjët e gjakosura të mëmëdheut . Spahiu njihet si poet , poezia e të cilit mban vulën e dimensionit njerëzor , pa bujë dhe dukje snobiste .Poeti i afirmuar i vargut të ri , me mëndësi të qartë dhe modern , duke sjellë poezi të zërit të fuqishëm intelektual.Poezia e tij rrjedh në bashkëkohësinë me lajtmotive përfaqësuese të areolit shqipfolës . Pos librave të shumta të botuara , të këtij poeti , të njohur tanimë në gjithë globin e botës për krijimtarin e tij poetike, Tyrani vjenë tani edhe me romanin e tij të parë të botuar.Me këtë motivacion Spahiu është nderuar si “POET I VITIT”, nga Pegasus
 
Poeti prizrenas Tyran Prizren Spahiu i ka mbi dhjet libra të tija të botuara, ku librat e tija janë edhe jashtë atdheut , kanë arritur edhe andej – përtej Oqeanit Atlantik për lexuesit, të cilat vepra të këtij ambasadori të paqës siq e quan edhe shkrimtari me namë profesor Namik selmani , janë të përkthyera në disa gjuhë të botes perendimore. Mund ta shkruaj një ndërë citatet e thëna për poetin Spahiu nga kolosi i poezisë shqipe çami i Çamëris , profesor Namik Selmani , kur e ka botuar librin e tij të radhës me poezi të kushtuar për Sirin e martirizuar nga lufta e përgjakshme, ku gjithçka masakrohet në një çmenduri lufte të papresedent dhe të egër,vriten jetëra njerëzish , vriten fëmijë dhe ëndrra , vritet e sotmja dhe e nesërmja… Tyrani shkruan poezit e dhembjes për këtë popull me titullin “A L E PP O”,ja çfar shkruan profesor Selmani pë këtë ikon të poezis pra , per Tyranin : -“Dhe këtë e bënë Ambasadori i paqës Tyran Prizren Spahiu . Kush mund ta bënë më mirë se ai shtatlistë që e do paqen , që e don bukurinë e shpirtit njerëzor , që e do lumturin e çdo brezi me gjuhë të ndryeshme ? E ky është AMBASADORI i paqës Tyran Prizren Spahiu !
 
 
 
Ky është Tyran Prizren Spahiu : -Çdo vepër letrare që shkruan është një sfidë , emocion njerëzor, është një përvojë, është një e nesërme. Është shkronja që të bëhet më tej një lloj bashkësie me ditën që prek.
 
Poeti,krijuesi i letrave shqipe,shkrimtari dhe eseisti Tyran Prizren Spahiu është poet i lirisë , skulptor fjalësh dhe mjeshtër i artit poetik , i ngarkuar me mendime filozofike , ëndrrime , fluturime , përjetime të ëmbla e të dhimbëshme , dhe siç thekson kritika letrare , vargu i tij ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti . Libri i mirë është ai që na kultivon shpirtin duke na pajisur me një spektër mendimesh e ndjenjash të bukura . Frymëzimi buron nga syri magjik , nga gjaku i bekuar i dashurisë dhe zëri i zemrës . Në vëllimet e përgjithshme poetike e tani të romanit të sjellur të poetit defilojnë emocione , dhimbje dhe ballafaqim me realitetin . Emri i krijuesit ,shkrimtarit dhe poetit të qytetit të lashtësisë dhe kultures , Prizrenit historik , tani më ka krijuar emër në analet e poezisë , sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve dhe poeteve tanë me namë jo vetëm nga bota e shkrimeve shqipe por edhe gjithë andej në globin e botës . Kjo letërsi , e cila tashmë , ka arritur t’i kultivojë shumë emra , sepse jo vetëm që janë të njohur , por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues . Pa mëdyshje në mesin e tyre , patjetër bënë pjesë edhe poeti i jonë , tanimë i njohur Tyran Prizren Spahiu . Poeti me përmbledhje të poezive të tija vjen me një formë të talentuar e të formuar me stilin e vet të ligjerimit poetik në vargje , si dhe tani me romanin e tij mjaft të talentuar,që ato fjalë tregimesh rjedhin dhe burojn nga shpirti dhe zemra e tij.
 
Vlen të theksohet se poezit e shkrimtarit Spahiu janë shprehje sublime e emocioneve të trazuara , është shpërthim i tundimeve shpirtërore , është gershetim i ndjesive të tija të shkruara në artin poetik , poeti është mbret që e kupton letërsin si një ansambël meditimesh sociale , patriotike e filozofike . Pra e gjitha në fund është se :- poeti Tyran Prizren Spahiu , ndriqon në gjerdanin e poezisë së shkruar , i cili ka mbledhur copëza qelqore të shpirtit të tij kristalor apo të njejtë me një malë të pa epur duke ia kushtuar mallit të vendlindjes së tij , dashurisë dhe opusit letrar.Pra ky është prizrenasi Tyran Prizren Spahiu,tani kur hyri edhe në enciklopedin botërore me shkrimet e tija të arta .
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s