Frida Kahlo
Kalendari poetik: Frida Kahlo (1907-1954)
U lind më 6 korrik si sot, 112 vite më parë, Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón, piktore dhe poete meksikane. Babai i saj qe me prejardhje gjermane dhe nëna meksikane. Në moshën 18 vjeçare, autobuzi ku ndodhej duke u kthyer nga shkolla u përplas me një tramvaj; pasojat për Fridën qenë të tmerrshme; shtylla kurrizore iu thye dhe gjithashtu eshtrat e legenit në tre vende, këmba e majtë pësoi 11 thyerje…iu desh t’i bënin 32 operacione për t’i shpëtuar jetën, pasojat e atij aksidenti i vuajti sa qe gjallë; arti u bë e vetmja mënyrë për t’i thënë “po” jetës. Nga ç’kam prej saj, sot sjell për ju shqipërimin tim që është pritur mjaft mirë nga miqtë e mi:
NUK MË PLAS…
As më plas fare ç’mendon bota.
Kurvë jam lindur.
Jam lindur piktore.
Jam lindur e shkërdhyer.
Por në rrugën time e lumtur kam qënë.
Unë jam dashuria.
Kënaqësia jam.
Jam thelbi.
Jam e marrë.
Jam pijanece.
Jam kryeneçe.
Shkurt kjo jam unë, thjesht unë.
(Dhe ti je një copë mut).
© shqipëroi Maksim Rakipaj