Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

REFIME LARGËSISH

Sa afër dhe larg
trysnitë
vrasin, mendimet?
Në rrjedhë
përplasjesh si referime
zbehtësie
zhgënjejnë dhe gdhëndin
mashtrimit!
Nuk u rrita, as mes zhgënjimit
vërtetësitë
i zbardha, hukatjeve
pikoj dhe
m’i saldon, pa ngrohtësi
gjykimet…?
Anemike, gëzimet…!
Çahen
si kanionet stuhive
mes lotëve
qiellor, mbytur, na veçojnë
udhëkryqeve?
Planet e sajuara mbi
zvarritjet
mes dekadave, pa zgjidhje
zgjidhin…!
Shkujdesjet e tyre na
mpijnë dhe
na frenojnë. Na frenojnë
gjuhës
si ushtarët besnikë
na rrjeshtojnë
grevëthyesit, të dënuar
pa mëshirë
dialogimet…? Imponojnë
mos fol për…
atë… kulturë të lodhur dhe
raskapitur
si anijet, rrahur dallgëve dhe
mbytur
skorjeve, ngjeshet dhe
i padituri?
Lartësohet dhe… na fundos!
Ëndërrimet
si fishkëllima ngjajnë
oshëtimave
ndërpriten, ëndrrat…?
Përplasen
si viruset rrjeteve
internetike
zhytur vurgut, po përlyhemi
mbi ngjyrat!
Zhgaravitur, na hedhin
programet e tyre
egzekutohen përpikmërisë
pa përjetim.
Hipokrite u mësua
të gëzonte
dora e fshehjes përshendet dhe
na mbeti
grykës kjo fjalë, si një
kërkesë
e skicuar pa ngrohtësi
pa dashuri
o jetë…! E derdhur
perëndimeve
na rikthehen, zgjimet…?
Menduar edhe ato
përflakur na i dhurojnë
si një biletë
e prerë dhe e flakur!
Në gëzim
provokativ sajesave
kinematografike
na sundojnë, mëritë…?
Sa afër sa largë
pranitë tona zbehen dhe
mes mendimit
mbushur…! Zhgënjim!

 

ZË MISTIK

Të ledhatoj flokët!…
Sa është kufiri
I largëpamësisë 
Prej mediokritetit.
Brënda kësaj shkujdesjeje
Dashuria ndaj teje
Vetë jetës
Gjithmonë triumfon?!…
O zë mistik!…
Shpesh brënda vetes vetëm…
Mos kumbo!

 

RREZE, GJEZDISËSE

Spirancën lëshove thellësisë
Së limanit tim për ankorim.
Hap i vendosur dhe… prapë!…
Tërheqie.

Dielli, si lëshon rrezet e tij
Gjezdisin gjithësisë me rebelim!
Në kulm të acarimit dhe mërzisë
Kërkon t’i mbledhë tufa- tufa si kallinj.

Herë- herë!…
Me arogancë i mbledh, të pa bindurat
Një nga një
Si mendimet rebele, të protestës sonë.

Uragani më i madh tronditës i gjithësisë
Me spiralen e tij s’mat lartësitë por
Rrënimet dhe gëzimet violente
Që mbart… madheshtisë!

Ai! Ngjit dhe gjezdis mushkërive qiellore
Si fushë magnetike kërkuar bilancet
Jo të rrënojave, por afektet dhe efektet
Transparente nëse ka… shpirti i tij.

One thought on “Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

  1. I nderuar Agron Shele arti ka shtrirje, ka frymemarrje ka hapesire ashtu si Ju i nderuar qe jeni nje krijues i mire por dhe me shpirt mjaft human. RESPEKT!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s