Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

GJITHKUSH E DO SHTËPINË E VET

Kur mungon i urti sherr ndez i marri
Sikur të ftohtit që e kërkojmë në zjarr
Në vend të acarit akull na djeg prushi
Pa lule s’ka jetë duhet të pijmë nektar

Vapa dredhon pluhurin në udhën e drejtë
Mjegullnajë e saj i turbullon mendjet
Se dielli naltohet pa humb rrugën e vet
Të çel natyrën e zijosur zemruar nga retë

Zogut i dhemb kënga kur i ndalohet fluturimi
Shtigjeve të mbuluara pa pranverë
Dhe synin e lotit ia shtrydh kafazi

Me mendjen e ëndrruar cicëron në degë
Kur mungon i marri i urti hap shtigjet
Na kujton se gjithkush e do shtëpinë e vet.

 

Lumturia e dashurisë

Në zemër ruhet lumturia e dashurisë
Me flatrat e zogut të shërojë dhimbjet
Të ngjitë rrezet për të ngrohur shpirtin
Pikon vesë agimi në plagët e trishtimit

Fytyra ia ruan bardhësinë e gëzimit
Gërshetë vajze përkëdhelur nga ylberi
Folea e saj e bën njeriun më të bukur
Nê vetmi qëndron si dritare e hapur

Njerëzit i lidh me gjakun e zemrës
Zhvendos kohërat i qumështon qarjet
Duart e të verbrit i bèn kyç të ndritshëm
Që ta shohin terrin se si rrokulliset…

Që ta shohin shkëlqimin e yjeve në qiell
Lumturinë e dashurisë në ditën me diell
Aty ku jeta çelet dhe në mes të ngricave
Aty ku ngjizet e mirja dhe soset e keqja.

 

FLAKËVE TË FERRIT

Kaluam nëpër luftëra përmes flakëve të ferrit
Flakëve flakëruese që flakëronin deri në qiell
I tuteshim mbetjes mortore hirit që tretej
Gjurmë që s’mbetej për dëshminë e ekzistencës sonë

Zjarri i luftës si zjarri i ferrit
Kush e ka përjetuar në trup dhe shpirtin e tij
Dhimbjen me shtrëngatë e ka shaluar malit
Ku reja i digjte lisat në sytë e fëmijëve

Për çudi trimat ktheheshin në betejë
Heroizmin e tyre ia shpalosnin historisë
Në kangë si të moçmit të mbijetojnë
Në atdheun e nënës me kokat shqiponjë.

 

O NJERI !

O njeri, – origjina e jote është hyjnore
Me veprën tënde krijon artin e shenjtë
Përmbajtjen shpirtërore të paprekshmen
Që rrezaton nga lartë me diellin e mendjes

Në shkallët e sojit tënd s’ka më lartë se ti
Mvartësia e natyrshme i kalon kufijtë
E lirisë deri në thellësi ku gjallon jeta
Dhe në lartësitë e dashurisë kap universin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s