Duke vajtuar kufomën e ndjenjës sime / Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi
 
 
Duke vajtuar kufomën
e ndjenjës sime
 
Kufoma ime!
Eshtrat e gëzimeve e të hidhërimeve të tua,
U shndërruan në dhe.
Gjithçka që lidhej me jetën, me të gjallën,
Me rënkimet e dhimbshme të një ëndrre,
Për ty mori fund.
Sa vjen e më shumë largohet shikimi yt,
Pa t’i dalluar format ku bashkohesh,
E ndahesh me ne të gjallët.
Të qarat e zogjve,
Të luleve, e të qarat tona pushuan,
E dita iu rikthye jetës me një kuptim të ri.
Tashmë je një kufomë,
Dhe, pse, ishe pjes’e trupit dhe shpirtit tim.
Ike si ndjenja më e dobët e imja,
Duke të flakur si varkëtari hijen e vet.
Dhe po ti ndreqje gabimet e bëra
Tani s’të shërbejnë më për asgjë,
S’je më në jetë.
Tashmë, varri yt, lahet nga rrëkezat e Diellit
E shirat e mallit të dritës,
Pa u shndërruar dot në kujtim.
Format e zambakëve të mëngjezit
Të sapo çelur ndër kopshte shpirti,
Si përkëdhelin më sytë e tu.
E mua më duket vetja bosh
Pa frymëmarrjen e ecjen tënde
Të padukshme,
Ndër trotuare të fijeve nervore!
Tashmë s’vjen asnjë impuls prej teje.
Me sa kuptoj,
Qënia ime e komplikuar është e përbërë
Prej shumë forma të gjalla ndjenjash
E perceptimesh të realitetit,
Që nga pakujdesia,
E arsye të pafundme,
Mund të kthehen në kufoma.
Njëra prej tyre ishe dhe ti.
Ike, jo për fajin tim, por për fajin tënd,
Se i deshe të gjallët sinqerisht,
E ata të vranë,
Me zhgënjimet e dhimbjet që të shkaktuan.
Duhej që veten tënde
Ta kishe dashur më shumë.
Gjithçka që për ty tani është asgjë,
Për mua merr kuptim të ri,
Se aty ku vdiqe ti,
Si një ndjenjë e mendim më i vjetër,
Lindi një impuls më i evoluar
I një ndjenje tjetër.
Mosvetëdija jote tretet ngadalë
Brënda arkivolit tënd, ndërsa tek unë,
Ti s’ke pësuar asnjë ndryshim,
Fjalët e tua, buëqeshja jote, e sytë e tu,
Janë të gjalla brënda meje,
Udhëtojnë në udhën ku le gjurmë,
Herë në qiell të kaltër, herë brenda një reje,
E përkëdhel çdo lule, zog e gjethe zemre
Me shumë kujdes,
Si plagë të përgjakura
Që shërohen vetëm me shpresë.
Më kot mundohem të zbutë e të fsheh
Ç’do rënkim e lot brënda meje!
Duke të vajtuar
Mundohem të nxjer dhe mësim prej teje,
Që të punoj më me intelegjencë e pa zë,
Për të mos e rritur numrin e kufomave më.
 
Dt.13.07.2019. Modena

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s