Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
PASHË NJË GRUA….
 
Pashë një grua në rrugë,
fustan-çjerrë e gjoks zbuluar,
Perëndive u kish shtrirë duart,
e i lutej në errësirë e përgjëruar.
Kryqëzoheshin shkrepëtimat,
në qiellin e errët dimeror,
por shiu nuk erdhi nga lart,
nga sytë e mekur, të lodhur, të mpirë,
Lotët e nxehtë të trishtimit,
Pikonin mbi asfalt…..
 
Pashë një grua në udhë,
të rrahur, torturuar.
Kush ishte ai monstër vallë,
që trubulloi këtë të kristalte gurrë,
mes ngashërimesh e mallkon,
dhe e quan Burrë…!
 
 
 
FRAGMENT ËNDRRE
 
Oqeani i shkumeëzuar,
në ishullin e dashurisë më nxorri.
Nuk takova Kruzonë,
as majmunë varur nëpër pemë,
aty njoha një Gorgonë,
që mendjen ma mori,
e më la pa firomë…..
 
Ah, ëndërr e mallkuar
Pse më preve në bese?!
Pambarimisht të zgjateshe,
mos e lije të më zgjonte ai mëngjes……
 
 
 
QENTË RRUGAÇË
(Kushtuar Badit,qenit të lagjes sime në Tiranë)
 
Kudo në botë livadhisin qentë rrugaçë,
të mirët, të urtët,
dritë qiellore sytë e tyre rrezatojnë,
e kënaqen veç me një kafshatë…….
 
Por,
nëpërkembë,
kemi edhe qenër-ujq, apo ujq-qenër,
pushtojne ekrane e sheshe,
lumturohen gazetarët,
kur u marrin intervista,
e s’ ngopen me të shtirurat buzëqeshje…..
 
Nga lart na shohin ata,
nga ballkone vilash-parajsa,
si vemje, si krimba e mushkonja,
si krijesa pa vlerë, të pista…..
 
Qente-ujqer,
ngjyrosur putrat me gjak,
Ku e ku, me qente rrugace,
Jane larg, shume larg….
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s