Kalendari poetik: Sandrino Aquilani 17 korrik 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Sandrino Aquilani

Kalendari poetik: Sandrino Aquilani 17 korrik 1945

Ndër poetët që kanë si datë lindjeje 17 korrikun, sot përzgjodha poetin Sandrino Aquilani, që u lind 74 vite më parë në Vetralla (provinca e Viterbos) ku ka shërbyer edhe si kryetar bashkie. Për poezitë e tij është vlerësuar me çmime kombtare dhe ndërkombtare. Ja një poezi e poetit Aquilani:

LIGJI ËSHTË LIGJ

Vjen një moshë në jetë,
kur shumë gjëra
nuk mund t’i lesh mënjanë më.
Por, të mendohesh mirë,
e dimë, se sapo vimë në jetë,
pikërisht mbas së qarës së parë
jemi të dënuar me vdekje
dhe për falje
asnjë shpresë
dhe kurrë s’kemi për ta ditur
si, ku dhe kur
do të egzekutohet dënimi.
Pastaj, nëse na ndih fati
dhe rritemi,
mësojmë se ky është një ligj
i vjetër sa bota.
Pyes vehten a ka gjëkund
një Parlament Hyjnor
që mund të të bëjë reforma,
ndoshta me ndonjë referendum,
dekret, a një urdhëresë
ndokush do ta kundërshtojë…
sepse ligji është tashmë
dhe është i barabartë për të gjithë njerëzimin.
Pra…
e dimë këtë gjë, ligji është ligj
dhe duhet respektuar.
Por, si ka mundësi
që s’gjëndet një mënyrë
për ta përmirësuar…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s