Poezi nga Elona Tabaku
SHPIRT I DALLGËZUAR
Lotët më çjerrin në fyt
Malli më shtrëngon në gji
Dhembja më zë frymën e më mbyt
Flas por fjalët s’mi dëgjon njëri.
Fjalë zemre, fjalë malli
Fjalë shpirti që nuk përkthehen
Lot që djegin sikur zjarri
Ditë që ikin e më s’kthehen.
Ikin vitet jeta ime
Koha frerë e frena s’ka
Ti lundron në rrugëtime
Deti i shpirtit dallgë ka.
SFILATË LOTËSH
Befas qielli nisi të qaj
Tokën lajnë lotët e tij
Cep më cep e skaj më skaj
Nëpër terr e llum të zi.
Toka si grua e bukur
Rrugët kreh si flokë të gjatë
Ndërsa shpirti si një flutur
Digjet heshtur në zjarr e flakë.
Loton zemra në këtë mbrëmje
E rënkon ky shpirt i ngrat
Ah k’ta lot të kësaj zemre
Nëpër faqe bëjnë sfilatë.
Shiu lan syrin e qiellit
Lotët lajnë sytë e mi
S’mi than dot as zjarri i ferrit
Lotët që më fale ti.
A MUNDESH??!
A mundesh të mbjellësh buzëqeshje
Në sytë që dikur ke vënë lot
Zemrës tia heqësh çdo të keqe
E ta mbushesh me dashuri plot??
A mundesh ti të korrësh dashuri
Atje ku dikur urrejtje ke mbjellë
Shpirtin ta rilindësh përsëri
Dhe dimrin ta bësh pranverë??
A mundesh që të lindësh jetë
Atje ku shpresën ke vrar dikur
Yjet nga qielli dot a i zbret
Po detin vallë a e bën gur??
Në mundesh, bëje atëherë
Flake dhembjen tej në det
Ktheje dimrin në pranverë
Lulëzoje këtë jet.
Bëje shpirtin të jetojë
Dhe ndizi shpresat në gji
Lëre zemrën të dashurojë
Nise jetën përsëri.