Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

 

***

Pres,
që dhimbja,
të marrë udhën e humbur,
diku brenda qënies.
Pres,
që paqja te frymojë,
pa zhurma morali…

Eci para,
Kapërcej mbi
fjalë të ndotura mosmirënjohje,
mbi indiferenca të pa shpresa,
mbi mendje të vogla,
me gjuhë gjarpëri,
mbi llogari interesi
dhe lajka servilësh…

Kaloj male me ëndrra,
prek qiej me shpresa,
për të prekur një dritë,
atë, që sjell vetëm ti !

 

***

Në qoshkun e kujtesës,
mbuluar
me pluhurin e harresës,
një zë i dobët,
si cicërimë e mekur
zgjoi nga dremitja
këngën e heshtur …

Çliruar nga pengjet
udhëve të shkreta
në duar e mora
me frymë e ngroha…

Dita e ngarkuar me dritë,
i buzëqeshi butë kohë ,
vitet e ngarkuar me borë,
po i zbres një nga një
në shkopin e thurrur të jetës….

Dashuritë më rrethuan,
si një kurorë lule dele
Aroma e tyre më dehu
Me ëmbëlsi frymëzimi…

Mendimet mbetën të varura
në gonxhet e paçelura të jetës
Emocioni ngjyrosi vargjet
me penelatë të brishtë fëmije…

Frikërat e qullura u fshehën skutave,
rrodhi lumi i shpirtit
gurgulloi mbi shtratin e tij,
herë i qete e herë rrembyer
pa ndalur rrjedhën e bekuar!

 

ZBRAZËTI

Vallë, shteret mirësia,
prej kupës së zbrazur,
nga ligësia ?!

Dielli i zbehur
asfiksohet nga neveria,
ngërcet,
shtyjnë mbrapsht kohën…

Turma të mjegulluara
brohorasin
Heronj të vetëdekoruar,
në sfilatë palaçosh…

Në sfond, një orkestër
mjaullit serenatë,
kujt, ciles?
Nostalgjisë së vrarë,
apo të tashmes së shplarë !

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s