Anxhela Mato dhe libri i saj “Çelësi sol i Naim Frashërit” / Nga: Mimoza Bici

Anxhela Mato dhe libri i saj “Çelësi sol i Naim Frashërit”

Mimoza Bici: Anxhela Mato dhe libri i saj “Çelësi sol i Naim Frashërit”

“Çelësi sol i Naim Frashërit” një libër me titull intrigues. Libri lidh vlerat letraro-muzikore të gërshetuara mbi vlera tradite kombëtare, nga autorja e re, Anxhela Mato. Autorja risjell para lexuesve historikun e shkollës së mesme të muzikës “Naim Frashëri” të qytetit të Vlorës.
Sot, ish-nxënësit e kësaj shkolle, janë emrat më të njohur publikë të muzikës shqiptare, por në libër respektohen edhe emrat e njohur të mësuesve të kësaj shkolle mbi vlerat e larta pedagogjike ndër vite.

Në faqet e librit jepen detaje nga mësimdhënia e drejtuesve profesionistë, të dokumentuara nga gojëdhënat e stafit pedagogjik ndër vite, duke i shtuar vlera fonetekës së artë mbi historikun e kësaj shkolle (dokumentat zyrtar, zhdukur dhe djegur në periudhën famëkeqe të 1997).

Anxhela Mato

Këtë vlerë letrare muzikore, autorja dhe ish nxënësja e kësaj shkolle, Anxhela Mataj, e ka përshkruar me një përkujdesje e pasion duke e prezantuar si Temën e Diplomës për Master, në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë. Porse tashmë përtej kësaj, Bibliotekës Kombëtare dhe lexuesve apasionues të muzikës i shtohet një libër, gjurmë historie arti, i shkruar me shumë dashur dhe përkushtim.
“Çelësi sol i Naim Frashërit” dhe autorja Anxhela Mataj, dëshmi që në Shqipëri tradita e vlerave kulturore përcillet me respekt nga brezat e rinj duke dëshmuar se ecin në gjurrmët e vlerave për një komb sa të lashtë aq dhe të përjetshëm.
Suksese dhe përgëzime Anxhela me “Çelësi sol i Naim Frashërit”
Falenderim për design Xhina Palko dhe “Shpresa Print”, mbi mundësinē e botimit të këtij libri.

 

Nga: Mimoza Bici

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s