Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti

 

Ajër 

Të lidhem në duar.
Shtrihem në gishtat e degëve.
Vi nga një shekull tjetër .
Behem ujë në duart e shiut.
Trëndafil i vetmuar në kopshtin e parajsës .
Nuk me kujtohet ç’kam qenë
veç e di që dita rrjedh prej meje.
Si zanë në shtatë qiej brumoset mëngjesi.
Unë jam mëngjesi.
Nga sytë pikojnë dritë.
dhe një bri prej dielli në ballë që zgjon kaprollin në pyllin e blertë.

 

Letër shiu

Sikur të ishte rruga me re të bardha.Të zgjasja duart e tejdukshme të bëhesha
erë.
Nëpër degët e pemëve të fringëllija. muzikë.
E qielli të qante në duart e mia.
Aty ku mungon ti,nis dhimbja ime.
Aty ku mbaron dhimbja ,unë kam vdekur.
Gjithçka ka marrë formën e mjegullës.
Nuk e di në do të vish ?!
Vetëm trarët e kujtesës më mbajnë aty ku nuk rri dot.
Të gjitha stinët kanë ikur.Të ikur jemi nga pak …
Vetëm ti dhe unë të pa ardhur në një botë që është e jona.
Në mos ardhsh ,patjetër
ma nis një letër shiu.

 

Bariu i hënës

Muzgu i kaltër i drurëve
numëron orët e mbrëmbjes.
Dritaret e vogla të pyllit presin 
ngadalë të çelen yjet.
Atje lart,
Pikëllim i ëmbël bie
mbi gishtat e qiellit.
Sikur bariu i hënës
të më mblidhte në duar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s