Kalendari poetik: Emily Brontë (1818-1848) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Emily Brontë

Kalendari poetik: Emily Brontë (1818-1848)

Emily Brontë, më e shquara, sipas kritikës letrare, nga motrat poete dhe shkrimtare Brontë, u lind dy qint e një vite më parë, më 30 korrik 1818. Njëzëri njihet si njëra prej figurave klasike të letërsisë britanike të shek XIX. Mori famë me romanin “Maja të stuhishme”, që shkroi një vit para vdekjes, më 1847. Në vitin 1848, mjaft e re, u shua nga tuberkulozi. Ja përzgjedhja ime në 201 vjetorin e lindjes së saj:

ËNDËRR

Ku më ke shkuar, o ëndërr?
Vite të gjatë kaluan
Qyshkur në ballë o ëngjëll
Pashë dritën që t’u shua.

Ah, sa vuaj kur e kujtoj!
Sa bukur, ëmbël, shkëlqente,
Tani s’më bëhet ta besoj
Sa dhëmbje do t’më jepte!

Mot i bukur a shtërngatë,
A perëndimet hyjnore,
Heshtja hijerëndë natën
Dhe vezullimet hënore,

Dikur me ty kishin kuptim,
Tashmë prej tyre dhëmbje vjen,
Qyshkur humbe, mbete vegim,
Sepse ajme! Ti më s’shkëlqen.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s