Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Antologjia e heshtjes

Shfletoj fletët bosh të heshtjes,
E i mbushë me fjalë proteste,
Që s’duhet të heshtin, 
E shkruaj me gjuhën e luleve e të zogjve,
Dehur nga simfonia e erës
Dhe e shiut,
E vuajtur nga dhimbjet e varfërisë së njeriut,
Nga petalet e bardha të ëndrrave
Që bien në heshtje prej pemëve të qiejve
Si të mos zgjonin dhimbjen e degëve,
E mallin e ndarjes,

E ngrij në kristale
Në trotuare të heshtjes së heshtur,
Duke kënduar këngën e njeriut,
Të tokës, të detëve, oqeaneve,
E heshtjet e maleve
Që heshtin për vdekje.

E në mëndje kam rrjedhën e lumenjve,
Këngën e tyre, që s’fidonë heshtjen
Natë e ditë me melodi të veçantë të heshturi,
E zemër marr prej këngës
Së bulktheve të vegjël,
Që s’fidojnë në kor gjigand
Heshtjen e natës.

Me heshtje s’mbushen kuadratet e jetës,
Ndaj dua të zgjoj heshtjen e popullit tim,
E ta shndërroj në furtunë dallgësh,
Të risjellë në jetë
Fjalët e vrara prej saj,
Duke mos e lejuar të vrasë të tjera fjalë,
Që si bisqe të rinj
Të mbushen me degë e me fletë.

Dt.21.11.2017-17.01.2018.Modena.
Miltiadh Davidhi

 

Plakat e lagjes sime

Në këtë hapësirë të largët e pa emër
Qiejt e mi teren e kthjellohen në dritëza malli,
Në vëndin tim tani Dielli sapo ka perënduar,
E ato pak plaka të mbetura në lagjen time
Kanë braktisur stolat,
E ndonjë mendim të trazuar,
E janë futur ndër banesa me shpirtra të malluar.

Ndoshta kanë thënë: -Eh, dhe sot s’erdhën,
Eja të ikim e të flemë!
Si ato dhe malli im
Me padurim prista ditën për t’i takuar.

Por, kur vajta këtë verë, i pikëlluar s’i gjeta më,
E me gjakun të shndrruar në helm e verem,
I kishte marë vdekja e pamëshirë një e nga një,
E ishin tretur si pika loti të rëna pa zë.

-Nënë Hane, nënë Leme…, Eh, me shpirtin në zi
Thirra, ulërita e qava nëpër vargje,
E vendosa lule, e u ndeza qiri.

Buzëqeshjet e tyre të sinqerta,
E sytë e gëzuar dhe pse s’jetojnë, unë ende ua shoh,
Me merakun prej nëne, njësoj si i nënës sime,
Shtërngimi i dorës së tyre sërish më ngroh.

Vendin ku uleshin e kishte mbuluar
Pluhuri e heshtja, e zeza,
Dhe e pashpirtja, vdekja,
Po në stolin tim, ato janë ulur, ashtu siç ishin,
Me rroba të zeza, e fytyra të rrudhura si hallet, si koha,
Por të gjitha të qeshura, të dashura e të mira,
Stolin e zemrës sime, kurrë s’do e pllakosë
Heshtja, vdekja dhe errësira.

Dt.13.07.2019.Modena.
Miltiadh Davidhi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s