Kalendari poetik: Christine de Pizan (1365-1430) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Cristine de Pizan

Kalendari poetik: Christine de Pizan (1365-1430)

Poete, shkrimtare, filozofe dhe botuese franceze me prejardhje italiane; u lind në Venedik më 11 shtator 1365. Kur ishte e mitur, i ati i saj u thirr në oborrin e mbretit të Francës Sharl V, ku shërbeu si astrolog i mbretit. Mbreti qe njeri mjaft i kulturuar, madje pati themeluar Bibliotekën Mbretërore në Louvre, ku poetja e ardhshme kishte të drejtë të hynte. U martua shumë e re, 15 vjeçe, me Étienne de Castel, sekretar dhe noter i mbretit. Në vitin 1390 bashkëshorti i saj vdiq nga një epidemi tifoje dhe Christine nuk mundi ta përballonte dhimbjen. Vazhdoi të punonte edhe për disa kohë dhe në fund u mbyll në një manastir, ku edhe vdiq. Data e vdekjes nuk dihet me siguri. Shijoni këtë poezi prej saj:

SA ËMBËLSISHT MË LUTET

Sa ëmbëlsisht më lutet, me sa ndjenjë,
i hijshëm është nga pamja, me trup të mirë,
fytyrë-ëmbël, kaq i sjellshëm, dhe ndjej
kaq mirësi, të mos i pranoj vështirë.

Me sa mirësjellje më drejtohet, druhet
të mos më fyejë, besnikërisht më do,
s’di ç’të them, s’kam fjalë, nuk përshkruhet
sa ëmbël psherëtin, vështirë mos t’i pranoj.

Ka kohë me ankth pyes veten dhe mendoj
si të sillem, sa i hijshëm është, por dua
a s’dua, dashuria më bën ta dua,
nuk dua t’ia vë veshin, por prapë njësoj,
drejt tij turret zemra, vështirë mos t’i pranoj.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s