Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

TI KE LINDUR PËR TË MË RINGJALLUR MUA

Ti ke lindur për të më ringjallur dhe mua
pasi ndryshove veten dhe Botën.

Në sy ke heshtje
që flet më këngë zogjësh të dashuruar,
në buzë,
puthjen e fundit të krejt të dashnorëve të marrosur.
Je re që merr në gji diellin kur është i trishtuar,
e tokën e fut në sezon dashurie
kur në vend të shiut,
lot të ngrohtë shtrydh.

Një muaj ka që hesht
eshte koha të qeshësh
të na ringjallësh.

Po të them:
asgjë ka mbetur nga unë
dhe në pasqyrë nuk dukem më,
veten e kam kaluar në vrimë të gjilpërës,
lëkurën e kam bërë pe për të qëndisur
ty në zemër.
Kockat i përdor për tu vetrrahur me ta,
mendjen, kovë që del e hyn bosh
njëzetekatër orë rrjesht
në pusin e trishtimit.

Je dafinë gjithmonë e gjelbër
nuk të shkon ngjyrë tjetër.
Frut i pjekur që ben xheloz diellin,
bëmë të marr frymë si fëmijë i lumtur,
ndihmomë të vrasim heshtjen
të varrosim indiferencën
e te fitojmë jetën.

Dridhu një herë e mirë,
bëj tërmet
pastaj te qeshim,
ti je toka ime
i gjallë e i vdekur:
rrënja për të jetuar
e varri
përjetsisht për të fjetur.

Ti je Amerika ime,
sa me zor të kam gjetur.

 

JE E PAPËRSËRITËSHME

Gjak të rrjedh në vena,
në mushkëri ajr
të qarkullon dhe ty,
një miljon fije floku ke
asnjë më shumë;
para një muaji
t’i kam numëruar
një për një
ndërsa hidhja rrënjë në sytë e tu.

Tani që nuk jam me ty,
të mendoj, më pushton më keq,
bëhesh planet ëndërrash;
qielli i prillit vështrimi yt,
në buzë të kanë lulëzuar
krejt ortensiet e majit.
Dy rrudhat e tua në faqe
e dy në ballë,
si katër re që qarkojnë hënën
në qershor.
Kurmi yt
aromë plisi i sapopëmbysur në diell.

Gjak të rrjedh në vena dhe ty
po nuk je si të tjerat;
me njeh mua si jam
nga numuri i qepallave kryeneçe,
nga mënyra si i kreh fjalët;
aroma ime, radar për ty
duart e mia sheshi ku luajmë:
unë lodër e ti fëmijë.

Ti ke lindur për të më bërë një vend
në këtë botë mua
e natyrisht për të më ndryshuar;
edhe kur në sy ke heshtje
e në buzë puthjen që më mungon
je një re që përballon diellin
e tokën e fut në sezon dashurie
kur shiun lëshon.

Një muaj ka që hesht
eshte koha të qeshësh
mua të më lumturosh.

Asgjë ka mbetur nga unë si ka qënë më parë
dhe në pasqyrë nuk dukem më;
kam mësuar ta kaloj vehten
në vrimë të gjilpërës,
lëkurën e kam tjerrë e bërë pe
për të qëndisur dhimbjen,
kockat për të rrahur vehten,
mendjen
për të përsëritur gjithçka nga fillimi
deri sa ti të kthehesh.

Je pemë e gjelbër
nuk të shkon ngjyrë tjetër,
je frut i pjekur
që bën xheloz diellin.
Merr frymë si duhet
ta vrasim heshtjen
të fitojmë forcën.
Dridhu një herë e mirë
pastaj te qeshim,
ti je toka ime,
në kohën gjallë,
rrënjë për t’u futur;
e i vdekur
humus për ta ushqyer.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s