Vojka Smiljanić-Đikić
Kalendari poetik: Vojka Smiljanić-Đikić (1932-2016)
U lind më 29 shtator 1932 Vojka Smiljanić-Gjikiç, poete, përkthyese e njohur bosnjake. Studioi Romanistiskë në Universitetin e Beogradit. Ka botuar dhe antologji të poezisë algjeriane (bashkëshorti i saj, Osman Gjikiç, ka qënë diplomat jugosllav me shërbim në Algjeri, Finlandë, etj.). Lufta e ndezur nga kasapi i Ballkanit, la gjurmë të thella edhe në poezinë e saj. Ja poezia që përzgjodha me këtë rast:
E NJËJTA ËNDËRR
Nga dy skaje të botës
e njëjta ëndërr
jotja dhe imja
dikujt tjetër i përket
a ndoshta gjendemi
para një dere të mbyllur
çelsat e së cilës kanë humbur.
Tjetër gjuhë duhet të mësojmë
të shkojmë në një tjetër kohë
a në një tjetër tokë.
Duhet të mësohemi me vetminë
vdekjen e prindërve
largimin e fëmijëve
mungesën e miqve
pasigurinë në dashuri
dhe me vetminë e frikshme
TË ËNDRRAVE
me fantazma mbushur
dhe me kryeengjëj,
që dikujt tjetër i përkasin.
© shqipëroi Maksim Rakipaj