Kalendari poetik: Piero Ciampi (1934-1980) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Piero Ciampi

Kalendari poetik: Piero Ciampi (1934-1980)

Sot, më 28 shtator, do të mbushte 85 vjeç Piero Ciampi, kantautor dhe poet italian. Në vitin 1958 u nis si kitarrist pas Luigi Tenco-s në Suedi dhe në vitin 1961 nxorri diskun e vet të parë. Një ndër ata që e ndihmuan t’i hynte artit ishte dhe këngëtari i njohur, miku i tij, Gino Paoli. Pati jetë të shqetësuar, që ai i shtoi edhe dëmet e alkolit. Në përkujtim të kantautorit dhe poetit fatkeq që e mbylli jetën pa mbushur 46 vjeç, sjell këtë poezi në shqip prej tij:

TI ME KOKË, UNË ME ZEMËR

Ti, me kokë më ke dashur.
Unë, të kam dashur me zemër.
Mbase, dashuria jote më e drejtë,
por imja, ndoshta më e fortë.
Kujtesa jote mua më tremb
sepse me të shkuarën i bën llogaritë
dhe gabimet e mia i ndëshkon,
të tutë i shpërfill e më pas
krenarinë tënde me
mburrjen i bën bashkë.
Kjo jona është betejë e ashpër, sepse ne,
ndjesën dhe faljen nuk e njohim,
unë me ndjenjën time të shtie frikën,
ti më shpartallon me llogjikën,
kur thua se jemi të vetmit në botë
që duam lamtumirën ta shmangim:
vazhdojmë me këtë dashuri
përpara ecim,
ti me kokë, unë me zemër.

Kjo dashuria jonë është diçka…
një prej të shumtave që ka jeta.
Dhe gjithçka me fjalë po shkatërrojmë,
me këto të mallkuara fjalë…

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s