Cikël poetik nga Ajne Iberhysaj

Cikël poetik nga Ajne Iberhysaj
 
 
PENG E FJALËS
 
Margaritarët e mi
I ruaj në fjalë dhe shpirt
Një ditë do të buzëqeshin
Në vargun që rri me diellin
 
Peng e fjalës i mbeta jetës
Sepse i mbeta besnike të vërtetës
Nuk deshta të jem shpirti i shitur
Në një botë siç është kjo e krisur
 
Më mirë eci e lirë të fluturoj me flutura
Për diellin t’i ruaj fjalët më të bukura
Të jetoj në kopshtin plotë trëndafila
Aty ku këndojmë bashkë me bilbila
 
S’dua ta kem mëkate
kurrë në jetë
Fajësinë e mbajnë në shpirt
ata që vrasin
 
Dashninë time të shejtë
kurrë s’mund ta humbasin
 
Ajo jeton dhe fluturon
me lart se yjet
Është më e bukur
se sëcila hyjëri
 
Me e shejtë
se sëcili njeri
Të dyja jetojmë
të lumtura për liri.
 
 
 
ATY DUA TË JEM
 
Do jem aty
Në vargun tuaj
Do t’i jap jetë
Nga ditët e mia…
 
Aty do rrjedhin
Dhe ndahen lumejtë
Shtojzovallet
Le të qeshin
Me fatin e tij
 
E demonët
Le të vdesin
Kjo është sirena e
E vargut tim
 
A do të jesh ti
Në varvun tim
Pyete dashninë
E harruar
 
Mëkatin
Shtrejtë ke për ta pague
Në humbës ferri
Ke me u prangue.
 
 
 
LUMTURIA
 
Thonë se lumturia
zgjatë shkurt
Por për mua
ishte shumë e madhe
 
Ah ishte sa gjithë bota
çka ka Brenda
 
Lumturia ishe ti
 
Nuk e kam ditur
këtë vlerë
Sa kishin pasur
ato pak fjalë tua
 
Mirëmëngjesin
më ditë të mbarë
Sa herë ma ke uruar
 
A e ke ditur
si ma ke zbukurur
Këtë botën time
 
A e ke ditur sa ma ke madhëruar
mbrëmjen e vetmuar të hënës
Duke më thënë natën e mirë
me gjumë të embël
 
Engjëjt punojnë për mua
e fati qeshi tinëzisht
Kështjella e lumturisë u thermua
 
U zgjova në mëngjes
nuk ju besova syve
ishe ëndërr
 
Më the :
Pak kam devijuar
 
Unë si fëmijë
të thash
është normale
 
Eh gjthë lumejtë
dalin nga shtrati tyre
Dhe një ditë
kthehen aty…
 
More margaritarët
e më le me shpirt
të zbrazur…
 
Aty do jetë
dashuria ime
 
Sa herë doja të takoja
Togje pulëbardhash
Mbledhëshin në gjoksin tim
 
Takimi ishte të furra palma
Rrugës të shkruja pa pushim
të dhuroj mijëra puthje
Ah ato ishin puthje të shpirtit tim
 
Ikja
për me ardhë
tek ti
Rrugë e gjatë
deri kur vija tek ti
 
Çdo kilometër
ishte luftë pritje
deri sa të takoja ty
 
Rrahje zemre
si det i tërbuar
gjoksi do të ndalej
 
Të shtrëngoja fort
si e marrë të thoja
“do lozë me flokët tua”
 
Më premtove dashuri
asgjë nuk kërkoja
as pasuri
 
As fëmijë
se fëmijë isha vetë
Vetëm ngrohtësinë
e shpirtit tënd e doja
 
Mˊu betove
se do më mbaje
sa do kemi jetë
të shtrënguar fort
në gjoksin tuaj
 
 
 
Të dua
 
të dua
ishte fjala ime
kur të thoja ty
 
Ah ta di ti poet
vërbimin si ndien
zemra ime
 
Kur zbrisja nga autobusi
ju shihja ulur të Furra palma
Ti kishe një çantë të vogël
në dorë mbaje telefon
 
Shtrëngoja dorën tuaj
kishte njerëz përreth
e them
nuk mund tˊju perqafoj ne public
 
Kur sëri shshtrëngoja dorën tuaj
pak çaste e ndieva veten mbretërshë e juaj
çˊi duhet mbretreshës kurora
kur unë hyja në makinë
 
Shkonim në një rrugë pa fund
asgjë mos të na pengonte
Lozja me flokët tuaj
Doja të bëja lemësh
 
Ashtu si ndenjat e mia
e rrahjet tuaja ishin të pafundme
Të pres gjithnjë të furra palma
aty do të jetë dashuria ime
 
Sa pak çaste kemi këtë jetë
I numërojmë në gishtat e dorës
çdo ditë ikin dhe nuk i kthejmë dot
Janë kujtime që na sjellin çastet tek sytë me lot
 
Më le me vetminë e sigurtë
në pasiguri
Me pyetjet e mia të vërbëra
Pa përgjigjet këmbëthyera
 
Më le me mendimet e mia
të shkreta e të plagosura
pa rininë a plakjen time
 
Të besova vërbërisht
Me doli e rrejshme
braktisje
Unë do të jem
aty ku ti s’e pret
 
Në pemën kurrizdalë që përkundet
Në horizontin e largët
të pakohë
 
Në gjurmët e hijes sime
dhe tëndes
Do të më gjesh
të ai grup fëmijësh
që ti vështron në shkollë
 
Sytë e mi do të ndjekin
më pas
Unë do të ulëm
në çerpikët e ëndrrave të tua
 
Sytë e tu duke pritur
të më shohin
a do të bëj lemsh flokët tuaj
 
 
 
Në atë qytet
 
Do të shkojmë bashkë
Në atë qytet të gurit
Aty ku qendroj krenare
Dashuria dhe dhimbja
 
çdo kush mund ˊi shkël
Ata gurë dhe atë dashuri
Nëse e do nderi
dashuria jonë bëhet shkrumb e hi
 
Dasmorët u bënë shkëmbinjë
e kurora u qendis me lot
Gjaku nuk bëhet ujë
Fjala ende rrnon
 
Premtimin nuk e tretë
as dheu i kësaj toke
E mban në zemër të saj
Ashtu si mbahet ameneti…
 
 
Dashuria jonë u bë feniks
Qendron në shkëmbi
Nuk ra përtoke
po fluturojnë si shqiponjat lart…
 
 
 
Fjala
 
Nuk të vret shpirtin dhimbja
Sa të vret ngurtësia e ftyrës
Fjala thonë shëron plagë
Eh plagën time kush do ta shëroj
 
Mëngjes i ngrusur vjeshtor
Me ftyra të enjtura
Pa fjetura, të lodhura
Të uritur për një fjalë
 
Turpi nuk hahet me buke
As uji nuk e pastron shpirtin
E dhimbjen e qetëson
Fjala vetëm fjala o mik…
 
Përballë teje nuk jam e zonja
Mos ik nga unë
Me shikimin vjeshtor
Ka edhe diell dimëror një ditë.
 
Fjalët tuaj ngjajnë
Me lulet vjeshtore
Ato janë shumëngjyrëshe
Po nuk kanë aromë .
 
Ulë gishtin e turpit
Eh një ditë, në atë ditë
Do ju vras jo mirësia ime
Po fjala e juaj…
 
 
 
Mozaik
 
I mblodha gurët e Kosovës
Me to e bëra një mozaik
Imazhit juaj ishte i pështjelluar
Ftyra jote më doli e mjegulluar.
 
Shpirtin e kishe katrahur
Deftove si mësues, e poete
I kishe mbyllur brenda vetes
Si sytë e Santa lucias…
 
Krijova këtë mozaik
Me ftyrën tuaj
Jo si bukuroshes se Durrësit
Po si dashnor i Venedikut
 
E vrave shpirtin e mësuesit
Edhe poetin me muzën e tij
Të mora për ari e me dole katran i zi
E ky është mozaiku im për ty!
 
 
 
Vargjet e mia…
 
I mlodha këto vargje
I mblodha ngadale
Ashtu si mbledhen eshtrat
Pas një beteje të gjatë…
 
Malli për vargun
Më dogji shpirtin zjarr
U ktheve tek unë
Si komandant Pirro..
 
Zjarri i Dantes mori vargun tim
Feniks u bë
As në ferr e në parajsë nuk qendroj
Erdhi pra në trupin tim.
 
Të dytë bashkë jemi këtu, sot!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s