Fluturim magjik

 

Nga: Edmond Llaçi

I trembej ikjes të asaj krijese të brishtë. Për të mos e humbur i kushtonte shumë vëmendje dhe kohë. Gati, gati përveç netëve dhe momenteve të shumta erotike, ishte shërbëtori dhe qeni më besnik i saj. Ishte ai që po e krijonte pak e nga pak shkëputjen prej saj, por nuk e kuptonte. Në atë marrje dhe dhënie të përbashkët tepër sensuale, i shfaqte pothuajse hapur se ishte ajo që po jetonin në atë botë magjike Kjo ndjesi u kultivua si ekzistente përbrenda qenies së saj. ”Po e humb“ – i tha vetes duke e parë atë të bënte “pasarelë” në rërën e plazhit magjik. Ishte një nga kërkesat e saj të fundit për të kaluar pushimet aty. Pas asaj trullosje, e cila kaloi në marrëzi, ku fajin mund ta kishte edhe dielli përvëlues i thirri me zërin e një bishe të cilin, deri në atë çast, nuk e dinte që ekzistonte brenda tij. Ishte një klithëm e një njeriu që po binte në një humbëtirë ndjenje të pamatë. Aty tek e pa që t’i hidhte shikimin e saj lozanjar një bashkëmoshatari, i u turr për ta ndaluar. Nuk mundi. Në duart e tij, kishte mbetur një nga flatrat e fluturës lidhëse së rrobave të banjës, e cila qëndronte në pjesën e sipërme e më të bukur të kofshës së saj elegante. Pa e ndalur ecjen e saj të shpenguar, ajo lëshoi edhe fluturën tjetër. Në lirshmërinë lakuriqe tek po hidhte hapat në rërën e butë, hoqi edhe të sipërmet e rrobave të banjos, dhe duke u larguar filloi të tundëte në ajër hiret e plota femërore të saj.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,248 hits

October 2019
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List