Samuel Taylor Coleridge
Kalendari poetik: Samuel Taylor Coleridge (1772-1834)
21 tetori është data e lindjes për Samuel Taylor Coleridge, poet kritik, letrar dhe filozof britanik. Studiuesit e mbajnë si themeluesin e romantizmit anglez bashkë me mikun e tij, poetin William Wordsworth. Sjell sot këtë sonet të tij për miqtë e mi:
SONET III
Më dëfreje shpirtin me syt’e dlirë,
Pse më le tani? S’je më si ke qënë
As ndër ëndrra s’vjen, si shenj’ ogurmirë!
Si mbi lule natën shkon rreze’ hënës;
Sa herë, para nisjes, i mërzitur
Shtrirë, për vitet e lumtur mendoj;
Ato koh’ dhe muzgu qe më i ndritur
Dhe në terr tani, vetëm rri vajtoj.
Ditë t’ëmbla shprese – sërish t’ju kem!
Ah sikur! Por i kotë ky mendim
Zër’i ëmbël, bindës, mendjen s’ta kthen
Zogjtë s’i kthen dot, q’ikën fluturim:
Por do t’më ndriçojnë, sado veniten
Si përroin ndrit, një ylber pasdite.
© shqipëroi Maksim Rakipaj





























Leave a Reply