Vinicius De Moraes
Kalendari poetik: Vinícius de Moraes (1913-1980)
Më 19 tetor është data e lindjes për Vinícius de Moraes, poet, këngëtar, kompozitor, dramaturg dhe diplomat brazilian. Në saje të një burse studimi dhënë nga qeveria britanike në vitin 1938, studioi për letërsi në Oksford. Në Itali poezitë e tij janë përkthyer së pari nga Ungaretti. Një kurreshtì nga jeta e tij: pat qënë nëntë herë i martuar. Sjell këtë shqipërim në gegnishte nga poezia e de Moraes në 106 vjetorin e lindjes së tij:
KANGË DASHNIJE
Due me kja, se shumë të kam dashtë,
me dekë due, se jetën ma ke zgjue,
ah e dashun, thue kam me pasë paqë ndokur?
Thue se gjithçka brenda mejet
kurrgja s’asht, pos vetmi…
dhe tashma s’e dij çka do t’bahet me mue,
gjithçka m’thotë i hidhët fundi jem ka me kenë…
Sa pezm qi bjen dashnija
për mue qi s’dijsham çka kje,
por tesh mir po e di, i lumtun nuk jam.
© shqipëroi Maksim Rakipaj





























Leave a Reply