Poezi nga Raimonda MOISIU
Shqipe e plagosur
Kam parë një shqipe të plagosur,
Gjakun e saj nëpër gurë të cërkitur.
Mundohej,ashtu e gjakosur,
të mbronte zogjtë,me sqep duke klithur…
Kam parë dhe korba…Dhe shpendë të tjerë,
Që vështronin Shqiponjën me sy të frikur,
Sikur prisnin,të vdiste ajo e mjerë
Zogjtë për t’ia cukitur…
Vdekja e saj
Do të ishte e Shqiponjtë…
Po nuk vdiq,
Për të mbrojtur zogjtë…
Nuk mundem më…
Për të gjitha ato nëna e motra, vajza, që janë pre e dhunës e vrasjes!
Çdo ditë shoh gra, të fyera, të dhunuara,
të braktisura, si,
kufomat mbi ujë nga mbytja e varkës,
të flakura nga krevati i dëshirave,
epsheve,
dhe pikat e gjakut…
-.-
Ndihem si ato në notimin mortal,
sikur do kaloj mes Skribës dhe Karilbës,
drejt dyluftimit me egërsirat e detit.
Ndjej vertebrat e trupit,
të gjitha kërcasin e therrin.
Dhëmbin!
Mos po më cojnë drejt heshtjes,
së varrezave?
-.-
Ndjej se po më shterojnë forcat përditë,
Si një qiri i ndezur që mezi mbahet,
Duke u përpëlitur nëpër erën dhe
errësirën e dhunës.
Ah të kisha forcë, se
nuk mundem më
të duroj fjalët e mashtrimit,
që ngërthejnë trupin e dëshirat,
thellësitë e të fshehtave të mija…
Sa e dridhëshme kjo frikë,
që ka kapluar sytë e mi!
-.-
Nuk mundem më,
të shijoj, cicërimat e zogjve,
e të fëmijvë në rrugë.
Dua të marr frymë, të ndjej, flladin e erës,
që vjen nga frymëmarrja e thellësirave,
të shpërthimit të aromës së borzilokëve.
Ndjej që gjithshka plasarit zemrën time,
me emrin tim, dua të flak mashtrimin,
e oazit të errët ttë tradhëtarëve
të dashurisë,
oazin e tufës së premtimeve,
që zbukurojnë krevatin e nënshtrimit.




























Leave a Reply