Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
MOS NGURRO
 
Mos ngurro,
Gjuhë e nënës është kjo .
Gjuhën tënde këtë e ke,
E ëmbël është për të gjithë ne.
 
Mos ngurro,
Kur të flasësh me të mos u turpëro,
Mos ia ndal hovin kurrë në jetë,
Se për të u tretën si qiriu shumë poetë.
 
 
 
NGADO QË SHKOJ
 
Ngado që të shkoj,
Kudo që të udhëtoj,
Do të harroj brenga e halle,
Po s, do harroj dashurinë që më fale.
 
Dheun e tokës tënde nuk do të harroj
Zemrën askujt nuk ia jap – ty ta dhuroj,
Në zemër do të mbaj, me vete do të marr
Edhe kur të vete tek i imi – varr.
 
 
 
LIRI
 
Liri, ti je kopsht me lule
ti je rreze dielli,
ti je livadh i blertë,
ti je buzëqeshje fëmijërore.
 
Liri, ti je ylber me ngjyra,
ti je pëllumb i shkruar,
ti je këngë bilbili,
ti je lule pranvere.
 
Liri, ti je vesë mëngjesore,
ti je djep i dashurisë,
ti je trëndëfil me erë,
ti je gëzim i dashurisë.
 
 
 
VARGU IM ME JU NË VALLE
 
Unë kur ju shoh, o vocrrakët e mi
më buzëqeshë zemra e më vlon në gji,
ju vocrrakë që rriteni për çdo natë
e unë në zemrën tuaj gjej konak.
 
Unë gëzohem, kur edhe ju o fëmijë
gëzimi juaj edhe mua do të më jap fuqi,
vitet po më kalojnë, o të dashur fëmijë
e unë gjithnjë me ju mbeta i ri.
 
Unë kur ju shoh juve, o fëmijë
gëzimi e dashuria më vlojnë në gji,
ju, o vocrrakë, paçit jetë pa halle
vargu im me ju do të rroket në valle…
 
 
 
FLUTURIMI I PËLLUMBAVE
 
Leri të fluturojnë pëllumbat në qiell
se ata dëshirojnë të jenë të lirë,
leri ata të vallëzojnë në hapsirë të qetë
se për ata qetësia është jetë.
 
Leri pëllumbat të fluturojnë të gëzuar
se ata gëzimin në zemër e mbajnë,
leri ata të luajnë ashtu si dëshirojnë
se vetëm ashtu jetën e shijojnë.
 
Leri pëllumbat të fluturojnë të lirë
se liria u rri thell në zemër,
leri pëllumbat me këngë të fluturojnë
se ata janë pëllumba që paqë dëshirojnë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s