Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F.  Osmani

 

ZEMËR E THYER

Më dhemb zemër e thyer
Shqitja nga ti e torturon
I ngjan një përmbytjeje
Një zjarri që shkrumbon

Në mes erërave e dallgëve
Me kujtimin e mbetur
Zjarr që djeg dhe detin
Dhe përcëllon pa mëshirë

Pret që ti të kthehesh
Po pritja nuk të ngjitë
Pemën që ti e mbolle
Priste të çelte një ditë

Largë bregut të ndarjes je
Duart zgjaten e të kërkojnë
S’i harrojnë përqafimet…
Me simfoninë e shpirtit
këndojnë.

 

Natë

Në brinjë të natës varur rri hëna
Yjet trëndafila të çelur në petkun e zi
Në çelinë e territ është burgosur drita
Heshtur flet me grila shtrënguar nē gji

Në gjumë ushtojnë hijet e turbullta
Rrezatimi vallëzon mbi frikën e territ
Çel e pikon me vesë në degët e luleve
Rizgjon nga gjumi bukuritë e fjetura.

 

Aty ku s’e pret

Fjalës nuk i besoj ngaqë të vret
Gjuhën ia di dhe nën gjuhën
Asaj që në besim të kafshon si gjarpër
Dhe helmin t’a derdhë aty ku s’e pret

E dëgjojmë nga goja me shikim në sy
Çoroditet vështrimi për humbje durimi
Të hijeve që i këpusin dhe kufijtë e dritës
Nga goja që flet me gjuhën e forcës.

 

JAM NDRYSHIMI…!

Jam ndryshimi që hy në mendjet tuaja
Mjafton të zgjoheni të jetoni me diçka
Pa ndrojtje krah për krah njeriut të mirë
Me dashurinë e zemrës drejt së ardhmes

Jam ndryshimi rreth vetes kam bukurinë
Rrugë të reja do t’i hap njerëzores
Që me dashuri e mirësi të njohë dijen
Të ngjitet lartësive pa pasaportën e kufijve

Jam ndryshimi paqësor pa zërin e tytës
Ekzistenca ime ku qëndron e vërteta
Në zemër do t’i ushqej kēngët e trimave
Madhështorë përmendoreve e sheshe

Jam ndryshimi që ec përpara e s’ndalet
Flakë do të ndizem që të arrij qëllimin
Në pikën e fundit të shkëndisë së gjakut
Bëhem urë dashurie të kalojnë të tjerët.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s