NË KORÇË, KU NJË DITË E ZAKONSHME ËSHTË PËRTEJ TË ZAKOSHMES / Reportazh nga Hyqmet B. Hasko

NË KORÇË, KU NJË DITË E ZAKONSHME ËSHTË PËRTEJ TË ZAKOSHMES

 

 

Hyqmet Hasko- 2

Reportazh nga Hyqmet B. Hasko

 

 

Gjithmonë kam udhëtuar me një ndjesi befje dhe sensacioni shpirtëror drejt Korçës, jo vetëm për shkak të miqve të shumtë që kam këtu, por dhe për shkak të jehonave që më vijnë në vesh e në kujtesë nga kapërcyllet e historisë…

Këtë radhë, udhëtimi drejt qytetit shpirtndezur ishte ndryshe.

Me ftesë të mikes sime Kristina Demiri Dojçe shkova në qytetin e Korçës. Korça, qytet i befjeve poetike, ku përzihet kultura e shijimit të jetës me atë të arkitekturës perëndimore, qytet i serenatave, qytet i dijes e dritës shqipe joshi kërshërinë turistike e më gjërë për të shkelur edhe këtë qytet shqiptar e për të shijuar magjitë e tij të zgjuara e të fjetura.

Qyteti simbol i juglindjes shqiptare, me atë gjallërinë e tij përtej të rëndomtës, na priti me kërshërinë e zakonshme me të cilën prêt çdo mysafir.

Sapo ngjyrat e paradites dukeshin se po ndryshonin ritmin, të shtohej një dëshirë të kundrosh Korçën nga afër, për të zbërthyer atë ndjenjë të kureshtjes, që duket sikur të ka kapluar në një ekzistencë poetike gjithëpërfshirëse. Është një kumt pritjeje dhe afirmimi të oazit të zemrës, që kërkon të hyjë në valët e një komunikimi poetik me qytetin joshës deri në mospërballim.

Duket sikur shprehja e korçarëve se Korça është një Paris i vogël, mund të thuhet se vjen nga kjo pikë vështrimi e kërshërie.

Mikja ime Kristina po më priste tek Banka e Korçës, me atë buzëqeshjen e saj të gjërë e fisnike, që shprehte më shumë se urimin e mirëseardhjes. Shprehte një botë të bukur miqësie, që e bënte akoma më kuptimplotë edhe vetë qytetin magjik…

Mbas një përshëndetje të rastit, Kristina më propozoj që të pinim një kafe në një vend shumë piktoresk e romantik, në maj të Morovës ku është vendosur një Kryq. E prita me shumë kënaqësi ftesën dhe arritëm jo vetëm të shijojmë një kafe vërtet të mrekullueshme, por u ngjitëm dhe tek Kryqi ku bukuria e Korçës të magjeps me pamjen e saj mahnitëse…Që andej qyteti dukej sikur lëkundej në një karsuel magjik dritash dhe ngjyrash, ku sundonte ritmi i një harmonie perfekte.

Qyteti i Korçës të ofron një klimë ideale, ajër të dëlirët, ujë të lehtë, por edhe shumë histori dashurie e bukuri kënge. Eh, si të kujtohen vajzat e korçare sa janë kënduar në këto serenata, sa dashuri e vargje dashurie u është shprehur ndër ato ballkone e në ato rrugica, që edhe pse nën ritmin e moderns, ende ruajnë atë freski kujtimesh. Duket sikur vajzat dhe serentat për to janë shkrirë në një imazh të vetëm, në imazhin e pritjes së dashurisë idilike e romantike, që udhëton nga koha në kohë, nga brezi në brez.

Mbasi zbritëm nga maja e Moravës, mora në telefon miken time Vjollca Mukën, nëse kishte kohën e duhur për të pirë një kafe së bashku dhe me Kristinën. Vjollca si gjithmonë një mike me zemër te bukur dhe shumë fisnike na sugjeroj që të shkonin tek Panda e mirënjohur në të gjitha trevat shqiptare.

Panda ndodhet tek Fabrika e Birrës Korça që me traditën e saj i ka kaluar caqet e një qyteti.

Vjollca erdhi me gjithë bashkëshortin, Bertin, një personalitet, një burrë fisnik e xhentelmen me vlera të larta njerëzore dhe miqësore. Së bashku kaluam një drekë fantastike.

Kisha vendosur të kthehesha në Tiranë, por falë këmbënguljes së Vjollcës dhe sidomos të Bertit vendosa të qëndroj dhe atë natë në Korçë.

Një mik im nga Tirana S. T., dhëndër në Korçë më kishte parë dhe më telefonoi që të pinim një kafe.

Së pari u ndalëm në bulevard, për të mbërritur te Katedralja e Korçës ku edhe e pimë kafenë. Vazhduam në atë rrugë aty ku edhe ishin të renditura objektet e rëndësishme të historisë sonë. Aty ku edhe u bart guri themeltar për shkollën shqipe, por edhe për shkollën e vashave, qytet që edhe nxori nga gjiri i saj shumë emra të historisë sonë kombëtare që lanë gjurmë me veprimtarinë e tyre patriotike e atdhetare.

Korçës i ka hije parësia në shkollë e në libra, në personalitete e në bëma qëndrese, në emancipim e kulturim që do ta kishte zili dhe vetë shpirti evropian i modernitetit.

Kaluam pranë, por pa u futur brenda tek Muzeu Kombëtar i Arsimit, që ka një histori të gjatë, plot krenari, qëndsresë dhe trazime…

Muzeu Kombëtar i Arsimit, pranë Bibliotekës së qytetit na u duk si një ftesë e hapur jo vetëm për të përkujtuar kohën e bëmave të shqiptarisë në “Korçën lule”, por dhe për të takuar poetin e mrekulluëshëm Skender Rusi. Por ai nuk ishte aty dhe e lamë që ta takojmë të nesërmen…E si mund të ikësh nga Korça, pa takuar një ikonë të fjalës poetike?!

Ecja jonë vazhdoi nëpër objektet historike, në Korçë, aty ku u themelua shkolla e parë e shqiptare. Vështrimi në objektin historik, brenda kujtesës së fortë kombëtare sfidohet nga vështrimet tona, për atë udhë të gjatë dhe histori, duket se nuk janë pak për një komb, i cili ka luftuar për germat e tij të dashura, për gjuhën, pa të cilën nuk do të kishte as identitet.

Ky qytet nuk mund të kishte kuptim pa Mësonjëtoren e Parë Shqipe. E ndodhur si për rastësi apo kushedi se çfarë në qendër të Korçës, kjo ndërtesë dykatëshe e mbushur me shumë histori, ka më shumë së një shekull që flet.

Muzeu Kombëtar i Arsimit ka një histori të gjatë të mbushur me përpjekje, madje dhe me gjak nga patriotët e njohur të këtij qyteti, të cilët e kthyen atë në një qendër ku do të mësohej, këndohej dhe lexohej vetëm shqip.

Nëse je visitor e të bie rasti të vishë në Korçë, nuk mund të rrish indiferent pa vizituar Mësonjëtoren e Parë Shqipe, pasi ajo të ndjell vetë dhe të fton ta shohësh dhe të prekesh atë histori të ngjizur me sakrifica dhe me gjak, Korça e agimeve të mëdha, 7 Marsin përkujton në atë vit të çeljes së shkollës së parë shqipe, kur të gjitha dashuritë e shqiptarisë vërshuan drejt Korçës, drejt dyerve ku bulëzonte dija e bijëve krenarë të shqipes sonë…

 

 

13612334_1309916549037297_1433344926527488910_n

 

Pazari i Korçës është dhe nuk është më… Është si histori dhe ruan zanafillën e vet të një qendre tregtare, por nuk është më ai i dikurshmi. Pazari i vjetër që mban mbi kalldrëmet e tij më shumë se dy shekuj jetë, e që për Korçën mbetet një nga qendrat kryesore historike, tani ka realitetin e tij të ri.

Sa kohe pa ardhur këtu më thanë: “Je korçar”, teksa po shikoja i habitur reastarimin e mrekullushem që i kishin bërë atij pazari. “Ka ca vite:, iu përgjigja. “Ka ca vite që Korça më ka gllabëruar, qysh atëherë kur në moshën e ëndrrave, këtu në këtë vis diellor të dritës e të dijes, nisa rrugëtimin drejt një jete të re, një jete me dijen, me librat, me poezinë dhe ëndrrat përjetë rinore e të freskëta për dashurinë dhe fisnikërinë njerëzore.

Para pak kohësh ky vend qelbej nga vjetërsirat që shiste komuniteti rom dhe egjyptjan, tani duket një  oaz përrallor, plot muzikë dhe poezi.

“Shikoje tani more bir, shikoje sa bukur! Më foli një plak mjekërbardhë e sybutë, sikur të mi kishte lexuar mendimet… Dhe vërtet ishte bërë shumë e bukur, çdo gjë këtu reflektonte Kulturë, atë Kulturë që Korça e ka pasur dhe nuk e ka humbur kurrë.

Pazari i Korçës me zanafillë ndoshta që nga krijimi i qytetit, në shekullin e XVIII arriti një zhvillim të madh. Pas dy zjarreve të para më 1822 dhe më 1858, ai i mesnatës së muajit gusht të vitit 1879 shkatërroi jo pak, por 600 dyqane në Pazarin e Korçës. Miku im dhëndër në Korçë më kujtoj se ky Pazar qe djegur dy tre herë.

Pas zjarrit të tretë, korçarët e ndërtuan të gjithë të gurtë e me hekura dhe fort pak janë dyqane të ndërtuara me dhoga…Zjarri i katërt që ndodhi më 1894, dogji vetëm 30-35 dyqane të këtij tregu”. Zhvillimi i vrullshëm i kësaj qendre në shekullin e XIX u pasqyrua edhe në rritjen e shpejtë të pazarit.

Patrioti Thimi Mitko shkruante se Pazari i Korçës “më 1888 arriti të ketë mbi 700 dyqane dhe punishte. Nga fundi i shekullit të XIX, Pazari i Korçës nisi të luante një rol të rëndësishëm në forcimin e tregut të brendshëm rajonal e kombëtar, duke konkuruar edhe atë të Manastirit.”

Deri në çerekun e parë të shekullit të XIX, lidhjet kryesore ekonomike Korça i mbante me Manastirin dhe me Janinën. Nga pikëpamja tregtare në vitet ’50 të shekullit të XIX, Korça nisi të bëhet si një depo e rëndësishme e Selanikut, e Stambollit, pjesërisht e Ohrit, e Manastirit në përhapjen e mallrave industriale evropiane dhe atyre koloniale dhe në të tërë rrethinat e Shqipërisë juglindore, siç ishin stofrat e ndryshme, por edhe sheqeri, kafeja, etj.

Përballë Katedrales u ndava me mikun tim S.T.

Vjollca më mori në telofon që ta prisja Bertin në atë vend ku isha. Në orën 19 e 10 minuta Berti erdhi bashkë me nipin e tij të shtrenjtë Brajanin, që kishte filluar stërvitjen për t’u bërë futbollist.

Një vizitë e shkurtër që unë bëra së bashku me miken time Kristina, e entuziazmoi miken tone Vjollca dhe familjen e saj. U bënë copa për të na kënaqur sa më mirë. Së bashku vendosëm ta shikojmë ndeshjen e Europianit Gjermani – Francë në qendër të Korçës…Më erdhi pak keq se nuk u kënaqe Brajani, që ishte tifoz me Gjermanët.Ne kete mbremje na nderoj dhe Mikja jone Shqiponja Panajoti bashke me vajzen e saje Shqiponja eshte nje nga miket e mia me te vjetra qe kur kam hapur Fb,,nje mike fisnike poer dhe nje poete e mrekullushme.

Një darkë e mrekullushme e mbylli vizitën time në atë qytet. një ditë përtej të zakoshmes nga ditet e mia…

Siç e theksova dhe më sipër nuk mund të largohesha pa e takuar Lirikun e mrekullueshëm, Skënder Rusi, bashkë me Kristina Demir Dojçe patëm kënaqësinë ta takojmë dhe të marrim dhuratë librin e tij me te fundit me lrika “ME VETE KAM GJITHMONË NJË EVË”.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s