Poezi nga Lumturi Lume Plaku
NUK DO NDODHI KURRË!!!
Në se ti o prepotent,
arrogant,
shkatërrues,
me zgavrat e shpirtit mbushur me dhunë …
pret që sytë e sajë të nxijnë,
të kërkojnë mëshirë,
apo të derdhin lotë mashtrimi, si një grua e dobët,
që do të zbusi ashpërsinë tënde, që s’je burrë,
ke gabuar…
se kjo nuk do ndodhi kurrë!!!
Ajo, s’ do i lejojë sytë e saj,
jo të qajnë,
por as të njomen për ty,
përndryshe…
në se kapriço do bëjnë e s’ do i binden ata sy,
do ti shkuli vetë me thonj
e do ti hedhë në tokë,
sepse një si ti s’ meriton respekt e lotë.




























Leave a Reply