Poezi nga Mimoza Çobo

13697262_583471135194920_3227033804561534472_n

Poezi nga Mimoza Çobo

 

 

TË THËRRET GJAKU I FOSHNJËS

 

Ti zhveshe petkun e vajzërisë pa frikë,
e ç’kish më tepër se ty, një zanë mali…
Kur çelën petalet nëpër trupin e brishtë,
sipër buzës mishtake ra përmbys djali.

Në kroin e buzëve magjia ishte fshehur,
mes lëngut parajsorë e pjalmit erëmirë,
aty,ku butësinë askush se kishte prekur,
e jo më të zhbironte misterin e vajzërisë.

Dhe tani, ti pret buzë detit e shqetësuar,
se brenda qënies tënde,një filiz ka mbirë,
në retinë yll i syrit,ka kohë që është shuar,
e megjithatë,mitra jote rrit frytin e dashurisë.

E asaj dashurie,ku fale çdo gjë të bukur
dhe djaloshi përpiu kënaqësitë më radhë,
drejt marrëzisë epsharake e ndillje si flutur
dhe ndeze yjësitë e galaktikës atë natë.

Përtej detit iku dhe një fjalë s’ka shkruar,
a me valët të niste një pëndë të bardhë.
Pse i’a puthe vajzës,atë buzë të bekuar,
asaj që kishte frikë,prej dashurisë së parë.

E ti nëpër fllad, derdh lotin për t’i kujtuar,
premtimet e diellta ku rendje në ëndërrime,
Ti je nëna e fëmijës dhe s’ka për të harruar,
e thërret gjaku i foshnjës dhe dashuria jetime.

 

 

 

GONXHJA E DASHURISË

 

Gonxhes që çel në shpirtin e dashuruar
dhe rrënjët ka hedhur aty gjërë e gjatë,
s’ka stuhi njerëzore që si sillet tërbuar,
qoftë me gjuhën thëllim,a fjalën e thartë.

E, megjithatë është provë e dështuar,
se rrënjët s’shkulen kur zemra i tërheq,
lidhen pas venave ,si mishi me thuan,
aq sa stuhitë humbasin betejen lehtë.

Ndjenja që jeton në shpirtin e dashuruar,
është vullkan që djeg të keqen me llavë,
sipër gjembit të hidhur degëzohet gjalluar,
dhe foshnjën dashuri mbështjellë me afsh…

 

 

 

MOS RESHT SË ËNDËRRUAR!

 

Kur mbrëmja më josh me të sajat duar
dhe pa ftuar futet ëmbëlsisht tek shtrati,
e di,se ëndërrat pas saj mbeten harruar,
ndaj mëngjesit agimorë më mundon inati…

E,megjithatë muzgjeve s’rri pa ëndërruar
dhe pse dëshira ndonjëherë më ndal.
Kur krahët e fluturës më mbijnë ëmbëluar,
një dëshirë e zjarrtë më pushton në cast …

Mbi petkun e mbrëmjes,mendjen zë “vras”,
pse ëndërra kam kycur kanapes së vjetër.
Me gjuhën e gjykimit,vetes ashpër i flas,
mos resht së ëndërruar, as në jetën tjetër!…

 

 

 

SYTHE TË NGRIRA NË KËPUCË

 

Petku yt nëpër udhë është zhveshur,
si zhvesh lëvozhgën arra pa zhurmë,
përrenj dëshirash rrjedhin gjirit qeshur
dhe lot i syrit rrjedh i ngrohtë në buzë.

Sythe të ngrirë këpuca jote ka çelur,
por ti i fsheh mos t’i shohin në rrugë,
kureshtarët ironik me firmato veshur,
se sythi loton,kur e çjerrë ndonjë gur.

Dhe ti,i qorton hidhur sythet e mpira,
tek luajnë heshtur aktet e tragjedisë,
se skenën mbushin me lotë të ngrira
dhe treten ethshëm prej padrejtësisë.

Ky vështrimi yt,më bëri për vete mua,
si valë rrëshqiti syrit,pa më bezdisur,
këpucë të dhash,për sythet e copëtuar.
Sa qeshe kur hoqe këpucën e grisur…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s