Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Zgjidhe

 

Fillove përsëri…

më thërret në emër,

nga maja e maleve,

ulërin dhe qan,

sikur të bëjnë kurban…

Zgjidhe, zgjidhe fillin e lidhur pisk,

dhe eja të më gjesh tek labirinthi….

 

 

 

Lodhje

 

Mos m’ a prek krahun,

më dhemb ktu tek kyçi…

të lutem …, jo gishtat,

s’ i hap e mbyll dot…

……Atdheee!

Në prehërin tënd të butë,

rend nëpër livadhe…

zemrën këmbëzbathur,

çe shpoi një lot..

 

 

 

Një trup

 

Ç” është kështu?

Ç’ ishte kjo gjysmëputhje,

Midis nesh…

A e di si m’ u duk?

Sikur…sikur…

Shpirtin e njëri – tjetrit pimë,

Dhe u bëmë një trup…

 

 

 

Të pashpirtët

 

Kur më thonë, ej…, kush je ti…

që bëhesh copë për Shqipëri….

as do t’ ja dij njeri pr ty…

Oh, si bëhem thikë në brez,

shpatë që ther edhe të grij…

si vuaj zemërpërpëlitur,

nën një pikë ujë të akullt ngrij…

 

 

 

Rreshqitja e hijes

 

Mos dashuri, mos në greminë

Mua më verbon me vargjet e mia…

Kurora me gjemba, më dhemb,

Puthja në qafe, më lëndon,

Shpirti po jep shpirt nën mermer,

Dhe prapë… për ty po këndon…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s