Hyri në shtyp në Shtëpinë Botuese “BOTIMET MALE” vëllimi poetik “ Përqafim nga yjet” i autores Vasilika Babo, me redaktim dhe kopertinë nga Vullnet Mato.

 

13659045_1733928960208754_3236441313059122086_n

Hyri në shtyp në Shtëpinë Botuese “BOTIMET MALE”  vëllimi poetik “ Përqafim nga yjet”  i autores Vasilika Babo, me redaktim dhe kopertinë nga Vullnet Mato.

 

 

NJË ISH OFICERE, E ARMATOSUR ME GJERDANË VARGJESH.

 

E quaj veten të favorizuar, që ish oficerja e ushtrisë shqiptare, pas lirimit nga forcat e armatosura, punëtore emigrante në Greqi, zonja e nderuar Vasilika Babo, më besoi mua redaktimin e librit te saj poetik “Përqafim nga yjet”. Ndonëse ky libër nuk shënon epërsi numerike në shkallëzimin artistik, poezitë e tij kanë në subjektet e tyre, aq shumë jetë të vërtetë e narracion letrar, sa do të duheshin faqe të shumta të një romani të madh e mjaft interesant për t’i përmbledhur. Thjeshtësia direkte e vargut, e bën lexuesin të njihet e të jetojë emocione të forta, nga historitë e dhimbshme të mërgatës ekonomike shqiptare në një vend, vërtetë mikpritës për krahë pune të huaj, por shfrytëzues në maksimum për t’u dhënë “merokamën” ditore punëtorëve hallexhinj shqiptarë.

Dy janë motivet kryesore që përbëjnë tematikën e poezive të librit të zonjës Vasilika Babo, malli për prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët e përqafojnë nga yjet e parajsës, ku ka marrë titullin libri si dhe vështirësitë e shumta të përjetuara gjatë emigracionin ekonomik në shtetin fqinj.

Ja si e përshkruan ajo dhimbjen për njerëzit e humbur të familjes:

“Prindërit dhe gjyshërit qëndronin pranë e pranë,

Ylli më i bukur, fytyrën vëllait ia ndriçoi…

***

M’u lehtësua zemra, nga vështrimet e tyre,

Nga çdo yll parajsë, më dërguan një përqafim…”

Dhe ja, si e përcakton ajo shfrytëzimin grek:

“Atje ku unë e quaj ferrin e mërgimit,

fytyrën çdo shqiptari ia njeh menjëherë,

zemra i pëlcet e prej syve lotë trishtimi,

trupin ka të plagosur e shpirtin helm e vrer.”

Një nga poezitë që më ka bërë më shumë përshtypje dhe më ka lënë mbresa emocionale thella, është “Kalimi i kufirit”. Janë çastet kur burri i saj, ish kolonel i liruar, duhet të kalonte kufirin.

“Deri dje bindi çdo ushtar të mos dezertojë,

sot për fëmijët, në kufi po shkelte çdo premtim,

çdo betim, çdo sakrificë, lodhje e përpjekje,

e sotmja për të ishte, vetëm një zhgënjim.

Vështirë të pranonte atë fund të papritur,

kur një ushtarak sot do të kalonte kufinë…

Perëndisë në jetë s’e pashë kurrë t’i falej,

por dëgjova kur tha: ”Zot, falmë tradhtinë!…”

Si grua familjare, si nënë, dhe si një nikoqire e mirë korçare, zonja Vasilika Babo, një pesë të mirë të poezive, ua kushton problemeve familjare, marrëdhënieve dhe kontradiktave mes pjesëtarëve të saj. Ajo konstaton dhe jep mënyrat e zgjidhjes për të pasur një harmoni të mirë mes burrit e gruas si dhe mes vjehrrave e nuseve.

“Ti egër di të flasësh, burrë i nderuar,

Po unë jam mësuar të jetoj me ty.

Dashurinë në zemër ta mbolla me dy duar,

Por atë, jo nuk e rrite dot ti…”

Dhe ja një poezi me ankimet e vjehrrës për nusen:

“Fqinja më vjen vizitë, ulet e trazon zjarrë,

Eh, ç’u bë bota kështu moj bijë, s’është si më parë,

Nuset tona sot s’dëgjojnë, s’u flet dot me gojë,

S’dinë hatëret e nderet tona, kjo e zezë me bojë!”

Por në poezinë tjetër jepet edhe shembulli pozitiv të marrëdhënieve mes tyre.

“Nuk dua të grindemi kurrë, për vogëlsira,

Por dhe punët tona, nuk i bëjmë me urdhër.

Largohemi gjithmonë nga debatet e vështira,

Ajo një sy qorr, e unë veshin shurdhër…

Dhe së fundi, ja si krijon ajo një tablo nga trazirat e vendit tonë:

“Kujdes fëmijët, bijtë e nënës kujdes,

Nga plumbat, që adresë sonte nuk kanë!

Një popull i tërë është ndarë në mes,

Dhe vëllai sot është gati të vrasë vëllanë.”

Mendoj nuk do të ishte e nevojshme të zgjatesha më tej, për t’ia lënë lexuesit të gjykoje dhe shijojë, rreth njëqind poezitë e larmishme dhe krejt origjinale të këtij libri të zonjës Vasilika Babo, duke i uruar asaj jo vetëm sukses, por edhe nxitje për ta pasuruar serinë botuese me librin e dytë.

 

 

vullnet

Vullnet Mato – shkrimtar, redaktor i librit.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s