Në muzgun e jetës / Tregim nga Skënder Braka

Skender brajka - 1

Tregim nga Skënder Braka

 

 

Në muzgun e jetës

 

Nuk po mund të qëndronte dot më. Mërzia iu bë edhe më e padurueshme kur dikush prej atyre që ishin ngritur në valle zuri të këndonte me një zë çjerrës një këngë mejhanesh, që atij kurrë nuk i kishte pëlqyer që kurse e kishte dëgjuar për herë të parë. Në fillim u ktheu shpinën atij që po këndonte dhe uli kokën për të mos dëgjuar asgjë të paktën përderisa të pushoninin tingujt e muzikës që e shoqëronin, duke i shkuar sipas avazit.Mesnata kishte pak që ishte thyer dhe për të, kjo donte të thoshte se kishte ca që atij i kishte kaluar ora e gjumit. Ishte mësuar të binte për të fjetur pak pasi hante një darkë të lehtë dhe pasi dëgjonte lajmet e fundit, me të cilat i dukej sikur mbushte boshllëqete e ditës. Por nga ana tjetër, asaj dite ndihej dhe tepër i lodhur, madje disi i mërzitur. Kishte kohë që u ishte larguar organizimeve të tilla me përmasa kaq të mëdha, për shkak edhe të këtyre çrregullimeve të padëshirueshme dhe të paevitueshme. Për të dasmat kaq shumë të fryra, dhe me fatura të kripura financiare, tashmë i dukeshin si atavizma të një kohe të shkuar. E quante gati marrëzi edhe për stërmundimit e të ftuarve. Në konceptin e tij, në respekt të familjes së porsa krijuar, do të ishte më mirë të mbledhurit e një rrethi sa më të ngusht të afërmish, si edhe një koktej disi më i gjërë, me kosto të përballueshme. Hodhi një herë sytë rreth e qark sallës dhe meqënëse e shoqja kishte pak që ishte larguar, u ngrit nga vendi ku kishte qëndruar prej mëse tri orësh dhe doli në verandë. Në të ndihej një lloj qetësie shlodhëse, ndonëse veshët ende vazhdonin ti gumëzhini nga tingujt e ashpër të orkestrës, që dukeshin sikur kërkonin më tepër të prodhonin zhurmë se sa tinguj kënaqësie. U mbështet tek parmakët prej alumini të verdhës, si të donte të shpinte gjymtyrët dhe fare instiktivisht, nën freskinë e atij flladi të lëhtë, që frynte nga lindja, nisi të vështronte në qiell Kashtën e Kumrit. Rrethe rrotull shtrihej një peisazh i paqtë kodrinor. Nga lindja kishte nisur të frynte një erë e lehtë e ngarkuar me lagështirë, gjë që donte të thoshte se moti nga çasti në çast pritej të prishej. Gjithësesi ai po e ndjente se kishte patur vërtetë nevojë për një qetësi të tillë. Ndërsa ndiqte me sy yjet dhe një re që pak e nga pak po i mbulonte me radhë, sepse iu kujtuan vitet e gjimnazit, orët e astronomisë dhe pastaj, përpara syve të mëndjes nisi të kalonte me radhë shokët e klasës. Kishte vite që me pjesën më të madhe të tyre i kishte humbur lidhjet, madje me disa as që ishte takuar që pas mbrëmjes së maturës. Ishte kurioz të dinte se sa prej tyre i ishin larguar jetës.  Lokali ku bëhej dasma, nuk mbante më shumë se nja pesëmbëdhejtë minuta me makinë nga qyteti. Ishte një godinë dykatëshe në formë drejtkëndëshi, që zinte një siperfaqe të konsiderueshme rrëzë një kodrine fare pak metra larg rrugës kryesore që lidhej me kryeqytetin. Kishte një fasadë të veshur me traventinë dhe xhama të mëdhenjë, me dy veranda të gjëra në të dyja katet dhe e rrethuar nga të katër anët me një lulishte ku gjeje gjithfarë lulesh dhe pemesh, që i jepnin asaj dhe ambienit përrethë një bukuri mahnitëse. Me sa kishte dëgjuar nga bisedat e bëra mes të njohurish në ato pak minuta, tek qëndronte në pritje të hapjes së dasmës, i zoti i lokalit ishte një banor vendas nja dyzetë e pesë vjeç, që vite më parë, pasi kishte punuar rrugicave të zvicër me “miellin e bardhë”, ishte tërhequr me kujdes dhe marifet shpejt nga ajo rrugë dhe kishte nisur të marrej me tregëtinë e makinave dhe pjesëve të tyre, të cilat i merrte sa në Marsejë, Frankfurt, aq edhe në Rimini. Kishte një grua po nga këto anë, me të cilën kishte bërë tre fëmijë, të trija vajza, njërën pas tjetrës. Ata nuk do të kishin dashur ta mbyllnin ciklin e pjelljes, derisa të bëheshin më djal, sikur gruaja të mos kishte pësuar një dështim, që për pak desh i kishte marrë jetën. Ndryshe nga e shoqja, Ernesti vinte plot pas pesëmbëdhjetë vjetë emigracioni në vëndin e tij të lindjes, ku edhe gjatë punës kishte pësuar një dëmtim jo pak të lehtë në shpatullën e djathtë. Plaga që kishte marrë megjithëse i kishte ngrënë më shumë kohë nga ç’duhej për t’iu mbyllur, përsëri vazhdonte t’i jepte herë – herë ndonjë dhimbje të lehtë, por gjithësesi të përballueshme. E vetmja gjë që asaj nate ia bënte më të lehtë të qëndruarit aty, për të ndjerë sadopak kënaqësinë që të japin dasmat me të tilla përmasa, ishte mundësia që i ishte dhënë për të takuar shumë prej të afërme, me të cilët pothuajse ishte harruar, si dhe mendimi se pas saj, për plot pesmbëdhjetë ditë do të pushonte në hyrjen e një vile tek “Mali i Robit dhe më pas, deri në përfundim të pushimeve do të qëndronte në shtëpinë e tij për të cilën kishte një mall të paprëshkueshëm. Gjatë gjithë jetës së tij, ndonse kishte qënë një njeri jo fortë i shoqërueshëm, përsëri kudo e kurdoherë kishte demonstruar tiparet e një njeriu të heshtur, fjalëpak, që sheh punën e vet dhe shumë i sjellshëm ndaj kujtdo. Pjesën më të madhe të kohës së lirë e kishte kaluar duke lexuar. Ndonse kishte mbaruar për gjeodezi, e adhuronte letërsinë dhe kishte ushqyer një simpati të veçant sidomos ndaj asaj franceze. Që në dukje të parë ta krijonte përshtypjen e njeriut të heshtur, deri-diku të mërzitshëm, të një njeriu tepër të rezervuar e madje edhe shpesh herë më të zymtë nga ç’duhet të ishte në të vërtetë; edhe kur kërkonte të tregohej dashamirës e i përzëmërt, këtë e bënte më tepër si një detyrë prej kristiani, i yshtur prej ndjenjës së mirësjelljes, që ia impononte vetes se sa e ndjente se vërtetë e kishte në karakter. Edhe nga pamja ishte tip i veçantë. Kishte një kokë të gjatë, hollake, ndërsa ballin, të ngusht e të brazduar dhe nën të dy sytë gati si të picërruar, por që me ngjyrimin e tyre prej çeliku, i jepnin tërë pamjes së fytyrës së tij një lloj freskie dhe tërheqjeje imponuese, qeskat e moshës pora kishin nisur t’i formoheshin. Trupin e kishte të gjatë e të thatë, me ca gjymtyrët gjatoshe, faqet të sheshta, me mollëza çuditërisht të dala dhe mjekrrën paksa të kërcyer përpara tipike si të një detari. Flokët në një ngjyrë mes së bardhës dhe grisë, i mbante përhera të prera shkurt. Qepallët e rënduara dukeshin sikur orë e çast nduknin në heshtje vetveten. Vështirë se mund t’ia përcaktoje moshën dhe profesionin dhe po aq e vështirë të mendoje se me të mundet të krijoje kollaj ndonjëfarë afërsie. Mbase kjo vinte edhe prej ndjesisë që të afronte tërë pamja e tij si e një njeriu ku jeta i kishte ngërthyer mijëra të papritura dhe ai ia kishte mundur t’ia dilte mbanë më shumë fal trashëgimisë se sa vullnetit të tij. Si ndenji dhe ca ashtu, bëri një gjysmë rrotullimi të trupit dhe u kthye me pamje nga qyteti, ku prej andej mezi dalloheshin ca ndërtesa në pjesën lindore të tij. Ca më tutje i zunë sytë të shoqen ulur në një karrike prej inoksi me shpinore të harkuar, që po bisedonte me një grua, të veshur me mjaftë sqimë. Pasi i hodhi një shikim kalimthi, një mend u step përnjëherë dhe këmbët nuk po i bindeshin për të bërë përpara. E vështroi edhe një herë me ngulm duke lëshuar një murmurimë mbeturake. Të ishte vërtetë një rastësi, apo e panjohura qëllimbshëm ia kishte tërhequr sipas mënyrës së saj të shoqen për ta bërë për vete? Nga mënyra se si qëndronin dhe bisedonin, të krijohej menjëherë bindja se mes tyre, ishte ngjizur ajo afërsi e rastësishme, që ndodh rëndom prej të ndenjurit pranë, sesa nga shijet apo prej të përputhurit të mëndësive dhe karaktereve. Më tepër se gjithçka, ajo që i lidhte ata ishte mospëlqimi që ndjenin për njerëzit që në dasma, nuk dinin të bënin gjë tjetër veçe të hanin shpejtë e shpejtë gjithçka që u servirej përpara, të pinin deri në dehje dhe të mbeteshin, duke kërcyer në mesin e sallës. Diç i vetëtiu në mendje, por pastaj, pa u dhënë karar mendimeve, me hapin e tij të qetë si prej një shënjtori, u afrua ngadalë drejt tyre.  – Ernest, njihuni me zonjën Klara. Nuk e kisha takuar asnjëherë më parë. Më tregoi se është e mbesa e të ndjerit Ndreko, xhaxhait të kunatës sime të madhe. Interesant se si s’na ishte dhënë rasti të njiheshim, dhe ja, tani fare rastësisht. Nuk thonë kot ; nganjëherë rastësia është mbret. Dhe unë mendoj se pikërisht vetëm në të tilla gjëra qëndron bukuria dhe e mira e dasmave; u krijon mundësin njerëzve të takohen dhe të çmallen. Nuk i ka mbetur më kohë njeriut të shkoj e të vijë tek njëri tjetri si dikur. Koha na i ka zvogëluar shumë këto mundësi. Biseda e ngrohtë me të sikur ma hoqi me dorë mërzinë dhe zhurmën e padurueshme të asaj orkestre amatore. O zot, u çmalla me të vërtetë Ernest. Ai zgjati paksa dorën dhe gishtërinjtë e tij të akullt mbetën një çast të palëvizur në ngrohtësinë e pëllëmbës së saj të vogël me lëkurë gati të thatë, por gjithsesi ende të butë. Iu duk shumë më e plakur nga sa e kishte përfytyruar ca kohë më parë.  Gruaja në shenjë respekti lëvizi përnjëherësh nga vendi. Sytë e saj të errët e të mëdhenjë në formën e bajames, të futur thellë në zgavrat e tyre, me atë ndriçim gati-gati tragjik, të krijonin iden e një gruaje shumë të mënçur, por të përvuajtur, që i ka rezistuar më së miri jetës së mundimshme. Duart, me ca gishta të hollë e të gjatë si të ndonjë pjanisteje, i kishte të rregullta dhe ishin ato që të krijonin përshtypjen e brishtësisë së tërë qënies së saj. Por ajo që të binte më shumë në sy tek ajo grua ishte ndjenja që të krijonte sikur të kishte përbrënda një zjarr të ndrydhur, që të bënte të ndiheshe tepër i rezervuar, i matur dhe mjaft i kudesshëm në qëndrimin ndaj saj. Ishte diçka të fshehtë si përvëlim që të turbullonte. – Klara po më betohej, e po më thoshte se për të prania jonë ishte një dhuratë nga zoti. Nuk e dinte se si do ta vriste kohën gjersa të thyhej nata, – shqiptoi më në fund Ajdetja, duke lëshuar duartë e saj të holla, që i kishte mbajtur të kryqëzuara përpara gjoksit. – Më tha se në të vërtetë ne ishim të vetmit njerëz në të gjithë këtë ambient që i kishim bërë një përshtypje të jashtëzakonshme. U ndjeva e përgëdhelur Ernest prej vlerësimit të saj, si njerëz tepër serioz ku spikat intelektualizmi yn.  Për një grimë kohe ata u panë sy më sy. Çuditërisht as Ernesti por as edhe Klara nuk po e ndjenin veten të zënë ngusht. Asnjëri prej tyre nuk i ulte sytë përdhe, por vazhdonin t’i mbanin të mbërthyer, të ngulitur pa ndjer as edhe një lloj pendese apo keqardhjeje. Edhe pse i shoqi nuk i kishte shprehur asnjë lloj ambicjeje dhe shenjë pakënaqësie qysh kurse ishin ulur në një tavolinë të largëme fare pranë orkestrës, asaj i ishte mbushur mëndja se ata të dy duhet të ishin njerëzit më të shoqërueshëm, e më të respektuarit ndër gjithë të ftuarit, që ia vlente të nderoheshin me të gjitha nderimet e rastit.  Sakaq, Klara u grit në këmbë. Ernesti e ndjeu menjëherë atë lloj gurgullime të mbytur që kishte shkaktuar tek Klara ardhja e tij. Sa vite kishte pa e takuar? “ Mbase dyzetë”, tha me vete duke e vështruar poshtë qepallave. Në çast iu krijua përshtypja se brënda gojës së saj të mbyllur valonin e rrokulliseshin me qindra e mijëra kujtime të asaj kohe të shkuar, të cilat ai edhe pse nuk donte që ajo t’i rikujtonte, prap se prap nuk pajtohet kurrësesi me ndjesin e harrimit.  Kur ajo bëri një hap përpara dhe nderi dorën drejt tij, fustani i zi me ca pikëza të ndritshme si prej zmeraldi që i rrinte shumë bukur në trup, e tregoi shumë më të re dhe i dha një lloj serioziteti të denjë për një grua të fisme. Nuk e kishte imagjinuar kaq të brisht. Në qafë kishte varur një zinxhirë të artë, nga ku i përdukej një kryq i vogël, që me shkëlqimin e tij, i qëndronte si inxhi mes dy gjinjëve gjysmë të zbuluar. Ishte një grua trupvogël, me ca flokë të drejtë, ngjyrë gështenjë, të mbledhur me një kapse prej briri të errët pas kokë. Klara lëshoi një buzëqeshje të hollë, duke bërë një përulje të lehtë të trupit, pastaj si tërhoqi po aq lehtësisht dorën prej dorës së atij, ndryshoi vendin e karrikes dhe iu ul në një kënd të pierrtë me fytyrë nga rruga kryesore, ku në atë orë, vështirë se mund të zinte syri ndonjoë fasho drite të ndonjë makine. Atij iu duk se asgjë nuk kishte ndryshuar në të buzëqeshurit e saj, veç asaj brishtësie dhe një dëshpërimi të padukshëm, që syrit të tij nuk kishte kurrësesi se si t’i shpëtonte. Mendoi se duhet të ishte padyshim prania e tij ajo që i kishte dhënë qënies së saj të kishte diçka kryeneçe, por edhe provokuese njëhkohësisht, një gjallim të befëm të ca shpresave të vdekura, të humbura në një pikëllim tragjik, të cilat vetëm ai arrinte t’i lexonte dhe t’i kapte. Sa për Ajdetën, ndonse nuk e kishte kurajon t’ia thoshte në sy, ajo gjithnjë do të mendonte se jeta atë grua duhet ta kishte vrarë shumë më tepër nga ç’duhej dhe ajo i detyrohej vetëm fatit dhe perëndisë që e mbante ende në këmbë. – Gëzohem që na u dha rasti të takohemi, – foli Ernesti dhe si tërhoqi me gishtërinjë një karrike, u ul pranë gruas së tij.  – U ngrita se nuk mund ta mbaja dot më këtë indiferencë Ernest, dhe erdha këtu ku për fatin e mirë gjeta Klarën, që besoj se kjo po si ne nuk duhet të jetë ndjer mirë. – pastaj duke bërë një gjysmë rrotullimi, me fytyrë nga Klara, iu drejtuar asaj si të ishte edhe ajo bashkëfajtore. – Kemi bërë qindra kilometra rrugë e dashur për t’i nderuar. Besoj se nuk e meritonim këtë harrësë apo mënjanësi edhe pse mund të pretendohet se është e paqëllimbshme. Sot njerëzia rendin më tepër pas krushqive se sa e kanë mendjen për të nderuar dhe respektuar njerëzit e tyre të afërt. Por ndryshe nga e shoqja që rëndomë me pakudesinë e saj i kishte hapur jo pak probleme dhe e kishte vënë shpesh në vështirësi përpara miqëve apo të njohurve, Ernesti nuk d’ia lejonte vetes kurrë të demostronte askujt e aq më tëpër përpara saj, një natyrë provinciale e të binte në batakun e mendësive fshatarake. – U mundova t’ia largoja këtë lloj shqetësimi, për të mos ia prishur bukurinë kësaj dasme, por mbase, më kanë humbur tashmë aftësitë e duhura. Për mua, është e kotë të ngarkosh veten me gjëra që kanë dal ndoshta padashur jashtë kujdesit të dikujt, që për mua nuk është se përbën ndonjë shqetësim të madh. Gjithësesi gëzohem që u takuam zonja Klara. Është kënaqësi e madhe edhe për mua që ime shoqe gjeti tek ju një njeri me të cilën mundet të komunikoj lirëshëm për sa kohë gjëndemi këtu në këtë dasëm, – psherëtiti i bezdisur dhe heshti, sit ë donte t’i tregonte se shumë pak gjëra kishinasgjë  Në çast, nën sytë e tij, ajo dalloj endjen e një velloje të hollë melankolie drithëruese, e cila dukej sikur ia zbehte paksa sensualitetin e tyre. Nga mënyra e të qëndruarti dhe nga toni i thellë e kumbues i zërit, dukej që kishte mbetur po ai njeri i sinqertë, që ajo mbante mend vite e vite të shkuara. Habitej me vete se sa shumë kishte ndryshuar ai njeri dhe ajo çuditërisht ia risillte përsëri në kujtesë të gjitha tiparet, si të kishte pak ditë që nuk ishte takuar me të.  – Nëse plakjen nuk mundesh ta fshehësh, shpirtin e ke vet në dorë për të mos e plakur kurrë   Retë që u mblodhën gjatë gjithë parafund mesnatës, u rënduan e u nxinë derisa aty nga ora një shpërthyen me një shi në formë rrebeshi, pikërisht atëherë kur krushqit ishin ngritur në valen e tyre përmbyllëse. Dasmorët në të vetmin rast, në respekt të tyre nuk u ngritën për të pushtuar qëndrën e sallës, por qëndruan nëpër vendet e tyre.  Aty rreth orës dy pas mesnate, kur pjesa më e madhe e moshatrëve të Ernestit mezi po prisnin mbylljen e ceremonialit, në tavolinën e tyre, me nga një gotë rakie të mbushur përgjysmë, erdhi së bashku me të shoqen i zoti i dasmës, Ligori. Më shumë se bashkëshortin e vajzës së tezes, me Ernestin atë që prej viteve të rinisë e kishte mbajtur të lidhur një miqësi e mbetur gjithnjë e sinqertë dhe e pa cënuar. Dukej sikur ishte i mbushur i tëri me kënaqësi dhe se ajo darkë, të cilës ia ia kishte bërë të gjitha shërbimet për të mos i munguar asgjë, ishte e gjitha e tija. Por në brendësi të atij vështrimi tepër gazmor, të vemendshëm e të përqëndruar, seç fshihej një lloj druajtje, të cilën më shumë se gjithkush e nuhaste dhe e kuptonte Ajdeta. Intuitës së saj ishte e vështirë t’i shpëtonte ai ngërç i vogël që e brente Ligorin, por gjithësesi prezenca e Ernestit e frenonte t’ia vinte në dukje.  – Si ia çoni i zonja Ajdeta? – e pyeti me një buzëqeshje të ëmbël Ligori. Buzëqeshi edhe e shoqja, veçse jo vesh më vesh, por në mënyrë të përmbajtur.Një kamarjer erdhi dhe u solli një pjatë të mbushur plot me të brendshëme, kurse pas pak erdhi edhe i zoti i dasmës për tu interesuar nëse ndiheshin të kënaqur apo jo.  – Më ka gëzuar pa masë ardhja juaj Nesti, askush nuk do tu zvendësonte në dasmën time të parë. Kam kënaqësinë tu falenderoj në emrin e gjithë familjes. Ja, qënia e Klarës në tavolinën tuaje ma shton më shumë këtë ndjenjë gëzimi, – foli Ligori e sakaq që u hodhi një shikim tërë respekt të dy zonjave që po bisedonin pa e patur mendjen aty, vazhdoi me po atë ton solemn të zërit të tij. – Besoj se edhe zonja Ajdeta duhet të jetë ndjerë e kënaqur apo jo? Heshtja paksa e zgjatur, mbase edhe për shkak se Ajdeta nuk po gjente përgjigjen e duhur, që mesa dukej, nuk dëshironte të tregohej hipokrite, por edhe për të mos e lënduar të zotin e dasmës, dhe për të qënë në një farë mënyre e sinqert me vetveten, e shty atë ta çonte deri në fund mendimin e tij.  – Sigurisht kushëria Ajdet, në veçanti ju që vini pas një kohe të gjatë nga jashtë, duhet ta merrni memend se shumë gjëra të vjetra duan ende kohë që të marrin trajtën e tyre dhe tu përshtaten ndryshimeve të mëdha të kohës. Ajdeta lëvizi në karrike dhe pohoi ngadalë me kokë. Nuk foli. Kjo donte të thoshte se vërtetë kishte mbetur jo vetëm e fyer, por edhe e pakënaqur, por tani nuk kishte vlerë t’i shprehte asgjë, kur me mendje të saj thoshte se u kishin mbetur edhe pak kohë, pas së cilës do të vinte largimi, dhe s’kishte përse të deklarohej ajo dhe i shoqi i saj qefmbeturit dhe prishësit e dasmës.  Ernesti e kaloi shikimin sa nga Ligori tek e shoqja, e më pas përnjëherësh tek Klara që po rrinte aty pak metra larg tij, si të ishte një shpirt i humbur, me buzë të mblodhura. E kuptonte se duhej të ndërhynte për të shuar çdo keqkuptim dhe nga ana tjetër nuk po ndihej rehat prej qëndrimit të të shoqes, e cila në jo pak raste si këto i kishte hapur edhe telashe të mëdha.   ***

Klara as që e kishte menduar se ai mund ta priste atje. Qëndroi një çast në mëdyshje, por nuk pati kohë të vendoste nëse duhet të kthehej apo të nxitonte duke bërë sikur nuk e kish vënë re. Mendoi se ky do të ishte një veprimi i nxituar, që nuk i shkonte për shtat një gruaje si ajo. Megjithëse i kishte kaluar të pesëdhjetat, përsëri bukuria e dikurshme ende nuk ia kishte humbur freskinë e saj. Kishte vërtetë një pamje që të bënte menjëhërë përshtypje dhe të ngjallte ndjenjën e brishtësisë. Kishte patur diçka të ngjashme mes njohjes së parë dhe takimit të pas kaq vitesh. Ashtu si atëherë njohja brend fare pak ditësh u ishte kthyer në një miqësi dhe ajo ndjenjë miqësie u ishte shndërruar e tëra në një trubullirë të pakutueshme dashurie.

Ashtu siç ishte, i gjatë e i hollë, me ata sytë e mëdhenjë, që i flakërinin në fytyrën e zbehtë, Ernesti, pasi bëri dhe nja dy a tri hapa në drejtim të saj, qëndroi përball me dorën e nderur, duke nxjerr një buzëqeshje të lëhtë nga ato buzët e holla, që kishin filluar t’i ktheheshin paksa nga jashtë, duke ia bërë më të dukshëm ata pak dhëmbë që kishin mundur ti qëndronin në mishërat e tyre. Por në atë buzëqeshje që zgjati fare pak sekonda, Klara dalloi dëshirën e tij të zjarrtë për t’i shprehur diçka që deri atyre ditëve, nuk e kishte patur guximin t’ia thoshte. Ernesti kishte menduar se megjithëse midis tyre ishte krijuar ajo atmosferë familjare ku njeriu e ka të vështirë të kundërshtoi, por edhe të shprehi ndonjë mosdakortësi për gjëra që në dukje shfaqen të parëndësishme, përsëri njeriu duhet të tregohet i vemendshëm dhe po aq i kujdesshëm, qoftë edhe në të të shprehurit e dëshirës për të pirë një kafe. Tani që qëndronte pranë saj, mendonte se e kishte kapërcvyer atë fazë, por gjithësesi e vetmja gjë që e trubullonte ishte ndjenja e pavendosmërisë dhe e hiçësis së tij. Po sikur Klara ta kishte tërhequr qëllimshëm deri këtu, dhe më pas, në shenjë hakmarrjeje ta poshtëronte në sy të të shoqes? Sido që e shkonte në mend këtë gjë, kurrë nuk e shihte si një mundësi reale. Ishte i bindur se Klara sado që mund ta urrente, me vete thoshte se urrejtje e saj, nuk kishte gjasa kurrësesi të shndërrohej për të në një giotinë. Më shumë se gjithçka tjetër, Ernestin po e mundonte pasha e tejrëndë e atyre pak ndjenjave të pakonsumuara, të ruajtura prej kaq vitesh në thellësi të shpirtit të tij, por që i ishin gjalluar kaq papritmas.I gjendur fare pranë Klarës, Ernesti mendonte se mbase vet rrethanat ia kishin imponuar dhe e kishin çuar ashtu si pakuptuar drejt atij momenti, ku pendimi për t’i mbetur besnik një besnikërie të pamerituar, po i hapte vetvetiu shtegun një rrugëtimi tjetër, si uji që e bënë vet shtratin e rrjedhës së tij. Mendimi nëse duhet të mbetej sikurse kishte qënë deri asaj dite, vetëm e vetëm për hirë të një zakoni të vjetër, thjeshtë dhe vetëm thjeshtë, një burrë, apo të gjente një ridimenisonim të ri të rrolit të tij, sikurse edhe ajo të rrolit të saj si një grua, po e vinte përpara një dileme të madhe. Endërra e tij kishte nisur të çante nëpër një tjetër hullie për të jetuar fatin të vet. Çuditërsisht ashtu sikurse Ernestin edhe Klarën, atë që kurrë nuk e kishin vënë në dyshim deri asaj dite, tani papritmas trusnia e një përjetimi të ri erotik, ua kishte thyer si me magji.Ernestit iu duk sikur ajo grua kishte udhëtuar një jetë të tërë në drejtim të tij, por pa mundur t’ia nuhas aromën e gjurmëve dhe pa ia ndjerë pulsin e ndalësës. Gjithçka e saj kishte mbetur brënda tij si në ditën e parë të njohjes dhe deri asaj dite, kur ia kishin kushtëzuar qëndrimin në qytet me lënien e saj. Ai nuk kishte pranuar, por edhe atje…në fund ishte dorzuar. I shtrënguar të vepronte kundër vullnetit dhe dëshirës së tij, mes gjithë atij mundimi sfilitës vetëm e vetëm për hir të kunatit. I përfshiu të gjithë me një shikim të shpejtë, duke parë se si po shtyhej agshlogu i mëngjesit po zbriste pak nga pak dhe se si errësira po tretej në të si një plakë e lodhur dhe e mërzitur tutje kodrinës me ullishte dhe një mjegull thinjoshe.Ndërsa Klara po qëndronte e vetme dhe po mendonte se ç’duhet të bënte më tej, dy burra të cilët ajo i njihte fare mirë, i ishin afruar fare pranë dhe po bisedonin me njëri tjetrin.  -Ju e dini se cili ka qënë persekutori i tij? – Çfarë rëndësie ka tani. Dhe nëse nuk e kam pas ditur, tani nuk e kam të vështirë ta kuptoj. Mbase njërin prej tyre, Ligori nuk duhet ta kishe ftuar në dasëm. Gjithmonë gjëndet një mënyrë justifikimi.  -Duhet të ishte dikush që t’ia sillte në kujtesë.  – Kanë kaluar kaq vite dhe gjithçka i ka mbetur asaj kohe të shkuar. – Në këto fjalët e fundit burri që ishte më pranë Klarës lëshoi një murmurimë pastaj për një a dy minuta heshti. Ishte një heshtje e ngarkuar me pasiguri dhe frikën se mos mes Klarës dhe Ernestit ndodhte ndonjë gjë e padëshirueshme, që mund të vinte në rrezik mbarvajtjen e dasmës.  Tjetri ngriti shikimin e tij të errët dhe e vërtiti me të shpejtë sa tek vendi ku qëndronte e ulur Klara, aq edhe tek Ernesti dhe e shoqja e tij që i qëndronte në krah, si të donte ta ruante nga ndonjë e keqe e madhe. – Dikur ka qënë njëra ndër vajzat më të bukura të qytetit, – shtoi dhe ngriti gotën të mbushur me verë të bardhë. Pastaj si rrudhi buzët dhe mori nga pjatanca një copë nga kotoleta, tha: – Nuk besoj se as Klara, por as edhe Ernesti me pjekurinë që kanë arritur, nuk e kanë më interesin të hapin plagë të vjetra. Atëherë ishte ngjarje e jashtëzakonshme ndarja sidomos mes intelektualëve.  – Nuk e di përse e nise këtë bisedë? Mes njerzish kanë ndodhur gjëra edhe më të mëdha dhe koha vet i ka mbuluar. Harresa e bren për vdekje harresën.  – Ka gjëra që koha nuk mundet t’i fshij dot sado vite të shkojnë. – Ishte koha Nard, ishte koha…- Po, por nëse kishte diçka të bukur në atë kohë, ishin pikërisht dashurit. Në shumicën e rasteve ato ishin të bukura, nuk konsumoheshin dhe harroheshin shpejt.Një e tillë ishte dhe dashuria e tyre. Njerëzit besonin shumë. Edhe tek dashuritë besonin shumë. I besonin ndjenjës, shikimit, zërit.  – Fillove tani? Lëri nostalgjitë!  Bisedën e tyre e ndërpreu afrimi i Ernestit, i cili pasi i përshëndeti me përqafime, me po atë shtrëngim duarësh u largua për në vendin e tij.    – Klara po më thoshte se nëse nuk ndiheni të bezdisur mund të vijë me ju deri në Qytet. Kamarieri tregoi me dorë gruan që qëndronte në këmbë pak metra më tutje e bëtë e tërë sy e vesh, në pritje të përgjigjes së kërkesës së saj. As që e vinte në dyshim se nuk mund të ndodhte ndryshe. Ajdeta shprehu e para gadishmërinë.Klara porsa zuri vend mirë në sediljen e pasme tha: Nxitova edhe unë sepse më duhet të përgatitem për të shkuar me pushime së bashku me vajzën. Kemi pronotuar tek një vilë pranë Shkambit të Kavajës. E vetmja gjë që na pëlqeu aty ishte se vila ndodhet jo shumë larg bregut.Si Ajdeta ashtu edhe Ernesti shprehën njëherësh habinë e tyre për këto koinçidencë. – Edhe ne kemi pronotuar tek një vilë për të kaluar ca ditë pushimi, të cilat Ernesti i ka të domosdoshme pas një viti pune intensive në laborator. Të shpresojmë të mos jemi largë dhe ta kalojmë mirë së bashku. Deri mbrëmjen e djeshme nuk e dinin nëse do të ishte e mundur të siguronim një dhomë me një soxhorno, tani në kulmin e sezonit vështirë se mund të gjesh një vend. Por për fatin tonë, pronari i vilës më njoftoi se mund të më ofronte një hyrje. Unë që më tepër doja të kënaqja time bijë, e cila do të qëndroj vetëm një javë me mua, e pranova menjëherë ofertën. Nuk kisha përse ngiroja. Pronari i vilës nuk e kishte gënjyer. Sektori i plazhit ku ajo do të qëndronte ishte i mbushur i tëri me turist të ardhur nga të gjitha anët. Vila ku ata kishin pronotuar një dhomë me banjo dhe soxhorno, ndodhej në katin e dytë dhe kishte një ballkon të vogël me pamje nga deti. Ajo gjëndej mes ca pishave të buta me degë të shtrira gjysmë të thara. Nikola bëri të ngrinte valixhet por kujdestari, një djalosh rreth të tridhjetave i veshur me një pal pantallona të shkurtëra të bardha, me një kapele me strehë të kthyer prapa kokës, i nxirë prej diellit si në trup ashtu dhe në fytyrën e hequr si të gdhendur në mermer të errët, u lëshua menjëherë në drejtim të saj dhe ia shkëputi nga duart.  Djaloshi kishte lidhur këmishë në mes, paksa mbi kërthizë, duke dashur mesa linte të kuptohej, se donte të tregonte formën e bukur të trupit. – Mos u lodhni zonjushë, – tha ai me një ton që Klarës iu duk më tepër ngacmues dhe provokues se sa mirësjellës. U ndje e revoltuar, por ndonëse nuk i tha sa edhe një fjalë, por përkundrazi, i hodhi një shikim të shpejtë të bezdishëm e qortues dhe e ndoqi me sy derisa ai ngjiti shkallët. – Nënë e dashur, nuk jemi nga ata që gjëndemi këtu për të ngacmuar klientët. Një sekondë nuk të mban pronari po të kesh një sjellje të tillë. Harroje këtë! Për gjithçka që do të keni nevojë, mos nguroni të më thërrisni! Do të jem gjithnjë dhe në çdo moment në dispozicionin tuaj. – U mirëkuptuam?, shtoi së fundi ndërsa i çoi buzët vesh më vesh, duke nxjerr në pah ca dhëmbë të çrregullt, të shtrembërt, në ngjyrën e shegës së kalbur. – Falemnderit, – tha Klara dhe sakaq hapi derën e ndjekur prej vështrimit qortues të së bijës.  – U ngute mama. E kupton që u ngute!? – E dreqosa thuaj. Lash që në fillim një përshtypje jo të mirë. Nuk e di, kam filluar të bëhem shumë nervoze dhe e padurueshme. Mbase…Ku ti vë këto? – pyeti të bijën për valixhet.  – Lëri aty se merrem unë me gjithçka. Ti freskohu një herë!  Klara sillej qark, u afrohej mureve, kundronte ambientin, i dukej i vogël, por gjithësesi i rehatshëm për të dyja. Pastaj futet në banjë.  Ndërkaq Nikola shtrëngohet dhe pret e ulur mbi divanë që e ëma t’i lirojë banjon.  – Ma, nxito pak se vdiqa!, – i lutet duke e çuar mëndjen vetvetiu tek gatimi. Vret mëndjen seç duhet të gatuaj për darkë.     Ajdeta që kishte nxjerr kokën në dritare, në katin e tretë të vilës brinjë asaj ku kishte zënë Klara, i pa dhe teksa buzëqeshi ia dha menjëherë lajmin Ernestit. Sakaq dielli duke u fshehur pas kodrës së qytetit kishte rënë mbi taracat e vilave, ndërsa ca më tej, deti i lëmuar dhe i bruztë përthyente dukshëm rrezet e perëndimit. Të dy, burr e grua zbritën ngadalë dhe pas një copë herë si u mirëinformuan se në cilën hyrje gjëndeshin të porsaardhurat, u ngjitën dhe trokitën në derë. Ajdetës vajza iu duk simpatike dhe pse tiparet ende nuk i kishte të përcaktuara mirë. Megjithse po i dukej disi e trembur, mbi të gjitha asaj tek asaj vajzë po i tërhiqte vemendjen ajo linja e harkuar bukur e vetullave të holla dhe hunda e vogël me majë.  – Nuk na kishit thënë Klarë se paskeni një vajzë kaq të bukur dhe simpatike. Ua…paske një yll, Një vajzë të thashme si artiste filmi.  Nikola u bë flakë në fytyrë por çuditërisht jo Ajdetës por Ernestit sepse i hodhi një shikim të shpejtë e gjithë frikë.  – Më thonë se ngjaj e gjitha nga fisi mamas. – Fjalën e fundit mezi e tha me një ton të mbytur. Ndihej e turbulluar prej këtij takimi të papritur dhe të çuditshëm. Nikola mund t’i kishte nja njëzet e shtatë vjeç, ishte e kolme dhe, po ta shihje në përgjithësi, do të thoshe se qe vërtetë e bukur. Puliti sytë. Nga pjesa e buzëve dhe mjekrra e rrumbullakët ngjasimi me Klarën ishte si dy pika uji, ndërsa pas pjesës së syve, ballit dhe pas gjithë trupit të saj të tharmë seç fshihej pas një hijeje, e cila i shfaqej dhe i humbiste me po atë shpejtësi nga shikimi. U mundua të tregohej më e vëmëndshme, por Nikola lëvizte sa në njërin cep të dhomës në tjetrin dhe ia hiqte mundësinë e përngjasimit.  – Seç ka një hije Ernest… një hije të cilën sikur ia njoh. Nuk të duket edhe ty kështu? Ernesti nuk u përgjigj. Vështroi me mërzi jashtë dritares. Atë çast shiu thuajse kishte pushuar. Përgjatë bregut të detit dukeshin se si ngriheshin e përplaseshin në rërën e lagësht njëra pas tjetrës dallgët tërë shkumë.        – E çuditshme sa të pafat që paskemi qënë. Është dita e tetë e pushimeve këtu Ajdetë dhe vetëm dy ditë e kemi shijuar të qëndruarit në rërë; diellin dhe detin. Pjesën tjetër e kemi kaluar ose të mbyllur në lokal, ose në dhomë. Kjo është vërtetë e tmerrshme. Ajdeta vërejti se si prej gjoksit të saj u ngrit një ngashërim i thellë, dhe pasi i hodhi një shikim të shpejtë, iu duk se ajo ishte bërë krejt e bardhë në fytyrë nga pakënaqësia dhe pendesa. Donte të sajonte ndonjë argument për t’ia ngjallur sadopak shpresaë, por as vet nuk ishte e zonja se si ta shpjegonte gjithë atë ters, që sikur ta kishte ditur, nuk do të thoshte kurrë; “ Thefsha këmbët nga erdha këtë vit këtu për pushime”.  – Mos i humbisni kaq shpejt shpresat, – tha Ernesit duke lënë mënjanë gazetën, artikujt e së cilës si gjithë të tjerët nuk i kishin ngjalluar as edhe një lloj interesi.  – Dhe mos ia thoni më këto Ajdetës, se shkak do ajo për tu grinder më pas me mua. Këtë vit, nuk ka dashur të vinte këtu. Ishte ngulmimi im dhe mua do të ma ngarkojë këtë përgjegjësi të rëndë, – shtoi së fundëmi si me shaka. – Nuk është se më ngjall ndonjë interes të veçant formimi shkencor i kushërirës tuaj Ajdetë, – si të donte t’i flakte asaj tej nga barrën e padukshme të dyshimeve që mund t’i kishte lindur në ndonjë rast. Atë mëngjes ishte e gjallë dhe tërë qef. Ambienti i zymtë që kishte përreth, s’i bënte asnjë përshtypje, thuajse sikur ishte mësuar me mot të till të lagësht – Po më dëgjuat mua, merrni shportën e vogël dhe shkoni me Evën për të mbledhur guacka. Në një mot si ky deti të dhuron gjithçka.  Përjashta shiu vazhdone të binte papushim. – Nuk është ide e keqe, por sikur të pushonte ca ky shiu, – foli Klara, – do të kisha marrë Evën dhe do të kisha shkuar deri në qytet. Klara zbriti me të shpejtë shkallët e vilës dhe ndërsa kërpërceu rrugën, mbrriti me një frymë në breg të detit. Njerëzit shtunin, ngriheshin majë gishtrinjëve dhe zgjasnin kokat për të parë atë që ishte në bregun e detit. Klara e shpejtoi hapin dhe si i kaloi me të shpejt ato pak metra që e ndanin nga grumbulli i njerëzve kureështarë, ia mbrriti në breg të detit. Një grumbull i vogël fëmijësh fare instiktivisht e ndoqën nga pas.- Mos u besoni shumë besnikërive të verbëra.Pasaj ai kishte parë të shoqen me Klarën, të ulura në karrike të vogëla portative, duke biseduar tërë përzëmërsi për nja dy orë të mira. Klara po e kqyrte në fytyrën e Ajdetës me një lloj padurimi dramatik. Ernesti e mori me mend se në atë shikim ajo donte të shihte nëse gjithç çfarë i kishte rrëfyer dhe mënyra se si e kishte bërë atë, kishine arritur të bënin tek ajo efektin që priste. Më pas, tek po bënte atë ecejaken e tij nëpër buzë të detit më tepër për të çmpirë këmbët dhe kaloi para tyre, i zuri veshi pëshpërimën e shqetësuat të Ajdetes, që tingëllonte si ajo rrjedha e largët e një rrëkeje mali, dhe kuptoi, nga goja e hapur e së shoqes dhe fytyra e saj e zbehtë, se ajo po shijonte një përvojë ngacmuese. Dhe, vërtetë, në mbrëmje, në dhomën e tyre të gjumit, ajo i kishte përsëritur me një frymë gjithë sa i kishte rrëfyer Klara në lidhje me jetën e saj. – Eh, e kemi thënë shpesh Ernest! – i tha të nesërmen në mëngjes Ajdetja me një ton mallëngjyes. – Fal zotit ne kemi kalur një jetë pa shumë trazira dhe andërralla.  – Nuk them se kemi shkuar keq. – Keni dëgjuar ndonjëherë gjë më të tmerrshme se sa të ndahesh prej bashkëshortit pa e nisur mirë jetën familjare, për shkak të arratisjes së vëllait dhe, më e keqja e të gjitha të kqijave, të internojnë për vite me radhë në një fshat të humbur? Besoj se e kuptoni se sa dhimbje dhe privime ka pësuar ajo e gjorë, apo jo?  – Ndaj tyre të paktën duhet kërkuar një lloj ndjese.Po këtë mendim ia shprehu edhe mbasditen e së nesërmes edhe Klarës kur ishin të tre duke lëvizur përgjatë buzëdetit. Nuk para hynte në bisedat e tyre, por edhe atëherë kur i duhet të shprehte ndonjë mendim, e përmblidhte atë vetëm në pak fjalë dhe më pas i pëlqente të dëgjonte bisedën e tyre. Ernesti donte që të ishte Klara e para ajo që duke iu rikthyer të shkuarës t’ia rifitonte zemrën, ndërkohë që në të vërtetë ishte ai që e donte një gjë të tillë, por mbase ndjenja e frikës dhe e pasigurisë e bënte të tregohej pak fodull, duke mos ia shpalosur asaj të gjithë gjëndjen e tij shpirtërore. Pak më pas, mbase i joshur prej mendimit se me një qëndrim të tillë, herë duke ia ngacmuar memorien dhe herë duke u tërhequr, me një lloj të sjelluri prej njeriu të ftohtë, do të mund të arrinte diku. Duke mos patur në kokë ndonjë qëllim të përcaktuar mirë në lidhje me Klarën, Ernesti tërë pasditen e ndjente veten të humbur e të kredhur në një dëshpërim të pafund. Me një besnikëri ngulmuese që rëndom ishte karakteristikë e tij, të nesërmen mori guximin dhe e ftoi për një shëtitje buzëdetit. Klara e mirëpriti ofertën dhe iu përgjigj menjëherë. Ishte dita e tetë e qëndrimit në plazh. Gjëja që po i bënte më shumë përshtypje Klarës ishte qëndrimi tepër i rezervuar i Ernestit. As që e kishte menduar gjithë këtë ndryshim të karakterit të tij.- Më duket sikur i keni vënë vetes detyrë të jeni i kujdesshëm ndaj meje Ernest. Me këtë qëndrim, më lini përshtypjen sikur të keni jetuar një jetë të tërë në Britani. Ka ndonjë arsye?- Klarë, kur njeriu i kapërcen të gjashtëdhjetë e pestat vetvetiu fillon e bëhet më i rënd në vetvete. Shumë gjëra tek ai nisin dhe e humbasin interesin e tyre të dikurshëm. Pa kuptuar zënë e zgjohen ca ndjenja të reja që kanë të bëjnë më shumë me qënësinë mbase koj ngaqë një pjesë e mirë e energjive i kanë humbur dhe që nuk mundet t’i zvendësojë dot më, e kësisoj ndihet më i pafuqishëmn dhe më i ndrydhur. Ajdeta doli në ballkonin e vogël duke menduar se Ernesti duhet të ishte aty, ulur në karriken e vogël duke lexuar ndonjë gazetë. Jashtë, një erë e lehtë tundëte degët e pishave të buta, duke i përthyer në ca figura pa trajtë e formë dritën e zbehtë të neoneve. Pasi nuk e pa aty, nxitoi drejt banjos. “Ku të ketë shkuar?” tha me vete. E thirri edhe një herë, por si nuk morri përgjigje prej Ernestit, çapiti përmes verandës e trembur dhe e shqetësuar, pa ditur se ku do të ishte i shoqi, duke nxituar instiktivisht drejt bregut të detit – e shtyrë prej instiktit të të qënit pranë tij, si gjethja e tërhequr prej erës, por kur e pa tek bisedonte vetëm për vetëm me Klarën dhe pse nuk vërejti asgjë të jashtëzakonshëm në qëndrimet e tyre, përsëri Ajdeta seç ndjeu një lloj dëshpërimi, trishtimi dhe ndrydhjeje që nuk e kishte ndjer kurrë ndonjëherë në jetën e saj. Nuk kishte kohë të mendohej, sepse i dukej sikur koha i fluturonte dhe e zuri një frikë paniku. “Se kisha shkuar ndër mend lojën e saj. Tani më duket sikur e kam çuar vet me duart e mia deri aty”, mendoi me vet. Ashtu duke u dridhur nga shqetësimi, për pak minuta mbajti vesh e tendosur, duke ndjer e trembur në gjoks të rrahurat e zemrës, që i binin si ato gjuhët e dallgëve që rrahin shkëmbin për ta thërrmuar. Bëri edhe një hap më tej, pastaj sikur befas ta kishte tërhequr një dorë e padukshme, mbajti hapat dhe bëri një gjysmë rrotullimi. Donte të qëndronte, por nuk mundte. Ishte pikërisht ajo dorë e padukshme që i privonte të drejtën për të parë dhe dëgjuar gjëra të tilla të padëgjuara ndonjëherë prej gojës së të shoqit. Kur ishte ca më e re edhe asaj i kishte pëlqyer të qëndronte dhe bisedonte me meshkujt pa ndonjë mendim të keq. Natyrisht që edhe ajo nuk ishte aq injorante sa të paragjykonte çdo bisedë të të shoqit me gratë qoftë edhe me ato të njohura në rrethana të rastësishme.-Të kam kujtuar shpesh, por asnjëherë nuk e kam menduar se një ditë do të ndryshoje jetën time, – dëgjoi Ajdeta zërin e Ernestit që ishte si diçka më shumë se një psherëtimë. Vështrimit të saj të kujdesshëm nukiI shpëtonte dot. Ndihej keq dhe e tregonte qart se atë çast nuk bënte gjë tjetër veçse mendonte për Klarën.   Ajdeta nuk po i besonte zërit të tij. – Ti nuk më lë kohë të luftoja. Të kujtohet? Po e vija re se ditëve të fundit nuk ishe më ai i pari. E kuptoja se diçka e jashtme që nuk kishte lidhje me ty po t’i dobësonte forcat. Së fundëmi, ajo më la të kuptoja se nuk e kishe edhe aq të fortë ndjenjën e dashurisë….  – Forca e një dashurie nuk matet kurrë nga tensioni i brendshëm që ndihet në çastin e parë të fillesës së saj, por nga trysnia që krijon në momentet e fundit, e cila tregon fuqine dhe forcën e zemrës për t’u paraprirë ngjarjeve të mëpasme.- Qerpikët e saj gjysmë të mbyllur, me atë ngjyrimin e tyre gati në gri, ashtu të përlotura, atij po i dukeshin si ca fije shkurresh të rralluara në një dëborë të lashtë, efekti i të cilava po e tërhiqte me një fuqi të jashtëzakonshme. Kishte frikë ta shikonte më gjatë. Po i trëmbej asaj grope të mistershme thithëse aq sa edhe frikë kanosëse të mos shpëtimit prej atyre ndjenjave të rizgjuara që nxitonin marramendësisht drej saj.  – Klarë…. – Jo Ernest, ti ishte produk dhe viktim e asaj klase politike, që të impononte të hiqje dorë nga ëndërrat, pasionet dhe dëshirat e tua, që të mbushte kokën përditë me gënjeshtrat e saj, të kërkonte që për hir të disa parimeve, të duhej të shtrëngoje rripin dhe të gëlltisje okllin dhe të mësonte se si të silleshe si një dele e butë.  – Dhe ai që e lëshoi atë urdhër në emër të asaj klase plitike ishte  yt kushërirë. – Po, që donte të na shkatërronte për shkak se ne po ngriheshim me shpejtësi dhe, të gjitha arritjet tona i shihte më një xhelozi të çmëndur.- Përse iu përgjigje ftesës së dasës atëherë?- Sepse isha e bindur që ti do të vije. Ishte aroma e atyre pasditeve të para të dimrit që më tëhoqi. Atë buzmbrëmje e ruaj thellë në kujtesë, madje më shumë se ditën kur ti ike. Kurrë ndonjëhërë më parë nuk i isha dhënë njeriu me aq shpirt saç tu dhash ty. Nuk jam penduar kurrë që ma bëre. Kur të kisha pranë, bota më dukej e tejngopur me gjithçka Ernest. Ajdeta mbuloi fytyrën me duar dhe iu drodh zemra kur mendoi aftësinë e të shoqit për ta mbajtur prej kaq vitesh të fshehur ndjenjën e dashurisë për atë grua. Të parit e bashkëshortit të saj me një tjetër, për çdo grua është një gjë mëse e tmerrshme, sepse instinki i egër i të rrëmbyerit prej një tjetre për të është poshtërimi më i dukshëm përpara shëmrës së saj, është pohimi dhe damka më e papranueshme e tradhëtisë bashkshortore. Duke rregulluar flokët që era ia kishte shpupuritur dhe ia kishte hedhur mbi fytyrë, ajo i hodhi një shikim tërë urrejtje vendit ku ata të dy po vazhdonin të qëndronin, pastaj shpejtoi drejt derës, nuk donte që asnjëri prej tyre ta shihte se si i rridhnin lotët dhe se sa e pezmatuar që ndihej.“Mbase edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë pa i cënuar marrdhëniet”, tha me vete duke falenderuar zotin që, së paku, nuk e kishte lënë të bënte ndonjë marrëzi. Jashtë shiu ende vazhdonte të binte, ndonse jo me atë ritmin e mëparshëm. Klara rrotullohej në jastëk, bluante frymënarrjen e saj të zhurmëshme dhe rrekej të sillte ndër mend diçka nga ajo kohë e shkuar dhe e largët. Kërkonte të gjente diçka të ngjashme me djalin e atëhershëm, për ti dhënë pak nga pak formën e ëndërruar në atë terr të mërzitshëm, një qënie që të kishte pak a shumë tiparet e fytyrës së atij. Për të do të ishte ideale fytyra e Ernestit, e atij djaloshi tashmë të plakur, ku e çonte mendjen çdo orë çdo minutë, që i sillej e i sillej orë e çast përpara syve të mendjes. Ndjeu ti lëvizte diçka nëpër lëkurë, një si rrënqethje, si drithërimë, si ajo që provonte ngandonjëherë kur i shkonte mendja tek të bërit seks, për të cilin, që kurse ishte ndar nga ai, kishte pasur gjithnjë një interes të vagullt, ashtu siç edhe kishte provuar ngandonjëherë ca shpërthime të befta, të papritura dhe më pas vetëm një pulitje qepallash, ndërsa herë të tjera asgjë, thuajse e kredhur e tëra në një harresë të përjetshme. Priste më padurim që Nikolën ta zinte gjumi. Ndihej gati si e dalldisur, nervoze, e papërqëndruar, sikur të ishte drynosur në një kafaz prej të cilit e kishte të pamundur të dilte.

Befas nisi të kujtonte ato ditët e para të njohjes me të, ditët kur ishte duke punuar në bibliotekën e qytetit. Kujton mënyrën se si ai ia zgjaste dorën, si qëndronte me orë të tëra mbi libra në sallën e vogël të bibliotekës, se si përshëndetej me të njohurit dhe deri tek ecja e tij si prej notari. Befas pyet veten se si është e mundur që ca kujtesa e ka të pamundur për t’i fshirë. Pastaj ia hedh sytë trupit të Nikolës. Vajza e kthyer përmbysë, me gjoksin gjysmëm lakuriq, herë pas here nxjerr nga goja një gërhamë të lehtë, i duket si një drenushë e butë që kërkon të largoj prej vendit të saj insektet e bezdisura. I bëhet sikur ngrihet dhe merr celularin dhe i bie numërit, një numëri, të cilin askush nuk ia ka dhënë ndonjëherë dhe që as vet nuk e di se e ka gjetur. “Alo!..” – Pret me ankth të ndërpritet sinjali dhe pas tij të dëgjoj zërin e Ernestit. “Mundet të flas me Ernestin? “  “Po Klara. Unë jam.”  Edhe një herë përsëriti emrin e Ernestit dhe për disa çaste sikur e ka humbur fillin e mendimeve. I duket sikur në atë mënyrë ka gjetur magjinë me të cilën kërkon të lubrifikoj dhe të vërë në lëvizje atë ingranazh të vjetër e të ndryshkur.  I vjen të qesh me vetveten. E bën këtë një herë kur merr në duar një foto të sajën, kur ka dalë në ditën e fundit të diplomimit, pikërisht atë ditë…. Qesh përsëri, ashtu siç ka qeshur dikur, por këtë herë, jo sepse e qeshura i shpërthen vetvetiut prej thellësive të shpirtit, por thjeshtë për të ngushëlluar në një farë mënyre atë trishtimi të lehtë e të përheshëm që i riprodhohet brënda vetes si mitoza dhe mejoza e qelizave të trupit. Mbetet një hop.”Sa idiote që tregohem ndonjëherë.”, – thotë me vete dhe ndërsa qesh përsëri, hedh shikimin edhe një herë nga Nikola. Ngrihet dhe afohet tek dritarja gjysmë e hapur e dhomës nga ku duket një pjesë e shndritshme qielli. Ashtu në këmishë afrohet, mbështetet në pragun e gjërë prej mermeri të dritares dhe ndjek vijat e ujit që rrëshqisnin mbi xham, pastaj, ca gjëra që lëviznin përmes hiçit në errësirën e pishave të buta, të cilat humbisnin përgjatë vijës së bregut të detit. Të gjitha mendimet e saj atyre minutave ishin të fokusuara vetëm e vetëm tek Ernesti. Sa shumë do të kishte dashur që ai të ishte aty posht. E dinte që ashtu si edhe ajo, as ai nuk duhet të kishte rënë për të fjetur, por edhe nëse ndodhej i shtrirë në shtratë, përsëri nuk duhet ta kishte zënë gjumi. Nuk duhet t’ia kishte hedhur krahtë Ajdetës, që mbase e zëmëruar prej kësaj ftohtësie të papritur duhet t’i kishte kthyer kurrizin. Përse nuk po vinte? Jo, thoshte me vete Klara, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Ndërsa mendonte se ai duhet të ishte duke zbritur shkallët e vilës dhe po kapërcente rrugën, ndjente një zë të brendshëm gati-gati fëminorë t’i tingëllonte ngulmues dhe lutës njëherësh, si një rënkim i thellë i një rezistence të pafuqishme. Dëgjoi një zhurmë hapash. Mbajti vesh. Shiu kishte pushuar por lagështia ndihej gjithandej. Duke e mbajtur frymën e shoqëroi një copë herë me sy si e ngrirë nga padurimi. Ka zbritur dhe po ecën drejt bregut, duke tërhequr me zor këmbët. Është një trup i ngjashëm me një trungë gurësh të errët, duart i varen poshtë si degë të lëshuar poshtë dhe i tunden sipas ritmit të hapave, thuajse i janë shkëputur krjetësisht prej trupit. Ecën duke shqiptuar ca fjalë disi të shkoqura, sillet vërdall për të hetuar vendin, por gjithandej nuk sheh gjë tjetër vetëm, rërë leshterikë dhe baltë. Ca gjëra që qëndrojnë aty prej kushedi sa vitesh të ngurosura, që ngrihen nga hiçi i rërës dhe i baltës, njëlloj si ato tridhjetë e pesë vitetet e saj të fundit. Ishte gati ta linte të bënte ç’të donte me të, ta çonte ku të donte, vetëm ta merrte… Nëpër trup, si rremba të nxehta gjaku i ngjiten dhe i hovnin zhurmat e qara të marrëdhënieve seksuale. Këtij çasti i është ndezur marrëzia për të bër dashuri, të bashkoj trupin e saj të shëmbur me atë të lëshuarin e Ernestit, që megjithatë duket sikur e kërkojnë njëri tjetrin. Ia përmend edhe një herë emrin, duke i kërkuar ndjesë. Sepse i pëlqen t’ia ta bëjë vazhdimisht këtë, kur është duke përfytyruar këmbën e tij të hedhur mbi të sajën, duart që i rrëshqasin dhe i prekin pjesët e buta mes kofshëve, pastaj..pastaj…ndërsa emrin ia këmben me fetusin, mes ca mërmërimash të ëmbëla, hov përpjetë prej përvëlimit, si një njeri që porsa i është larguar llavës së vullkanit. Për herë të parë po e kuptonte se ishte ngritur kundër vetvetes dhe nuk donte të pranoi t’i nënshtrohej vullnetit të saj. Donte të dilte prej andej ku mendonte se ndihej e mbyllur dhe e terrorizuar. Të dalurit jashtë vetes sikur ia bënte më të qarta ato që kishte përpara syve. Mendonte se duhet të ishte jo ajo siç e njihte vetveten, por dikush tjetër, dikush që duhet t’i përkiste shtesës së jetës së saj, diçkaje të afërt dhe të dashur, diçkaje që t’ia bënte jetën të rridhte natyrshëm në të njëjtën hulli dhe në një harmoni me të, në fund të fundit të ishte zbukurimi i jetës së tij. Preku me frikë dorezën e zezë të dritares dhe e kanati rrëzqiti aq sa asaj iu desh të zgjaste paksa kokën. Për të ishte më shumë se e tmerrshme kur mendonte se zëri i saj i brendshëm, i shkëputur nga ajo, në figurën e shndrruar të vetvetes, nuk e linte të qetë, e hetonte dhe i shndrrohej në pengesë të pakapërcyeshme . “Të jetë gënjeshtër?” – pyeti veten sikur atë pyetje t’ia drejtonte një tjetër Klare. “E pabesueshme! Unë e dëgjova që më thirri. “Gjithmonë i kam besuar një ringjalljeje të vërtetë.” Në djall shkofshin të gjithë ata që thonë; dashurit vdesin një ditë, në djall ! Në djall !. Dashuritë asnjëherë nuk i fshijen kujtesës, madje edhe ato më egoistet, dhe më të tradhëtuarat, përsëri i mbeten asaj të ngulitura, siç i mbeten përjetësisht pika e shiut që lë të sajin në një faqe shkëmbi”. Tutje bregdetit dukeshim me qindar qëndisma dritash të zbardhëllyera. Po e ndiente veten gjithnjë e më shumë të vetmuar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s