Si janë këto pika shiu …! / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
Si janë këto pika shiu …!
 
Ti ec nëpër ëndërr
ashtu siç ecet në mjerrgull
e mos kërko rregulla!
Edhe këto pika shiu!
Për të të kujtuar atëherë kur dua.
Se vetëm atëherë shpirti merr flatra
gërmon në thellësitë e tij
e të kujton se ti ke mbetur po ajo .
Me ajrin e ngrirë rreth e rrotull .
Me fluturat e padukshme,
si një dritë mbrojtëse .
Eshtë dimensioni i jetës
Ai hapet përpara teje
e kërkon veç paqe!
Me githshka!
Më mëson të mos përulem!
Ah, si është kjo krenaria!
Të vë përpara provash të mëdha .
Ashtu si malet kur u afrohen stuhitë…
Nuk di pse ngrysen dhe të qetë presin goditjet!
E pastaj në mëngjes
e kanë mposhtur stuhinë e janë më të bukur!
Po deshe dil nga ëndërra!
Këmbët vëri në tokë.
Kujtohu se kjo botë
rrjedh e nuk ndalet …
Edhe kur tërmetet tundin dhenë.
Më jep një arsye më shumë për të jetuar .
E dy të tjera për të qënë të lumtur ..
Si janë këto pika shiu …!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s