Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
JETA
 
Kjo jetë absurde dhe tinzare
Në kishën e shpirtit perhap erë temjan
Të dashurit e shumtë mi mori për fare
Me të paktët e mbetur me male më ndan
 
Prandaj dhe zemra çdo çast më ankohet
Si gur i perzhitur shpesh herë më ngjan
Nga mallet e shumtë vështirë të shërohet
Ndaj ajrit gjëmon si kambanë
 
Në sytë e lotit i fus të gjitha ditët
Në kryqe udhësh tek zvarritem me zor
Dhe klithma e kambanës drejt qiejve ngrihet
Trishtimin të m’a kthejë në gaz qiellor
 
 
 
PENG
 
U pamë dhe s’u puthëm dot asnjëherë,
Buzët kishin dimër, në sy veç pranverë
 
Vështrimi im tek ty peng më mbeti,
Po puthja rrugën tek ty dot se gjeti.
 
Ndofta nga ngërçi dhe makthi i erës,
A fryma e dimrit ,a flladi i pranverës.
 
Pragmbrëmja syte m’i treti diku larg,
Me tingujt muzike nisur varg e varg.
 
U dogjën brigjet si flaka e një rrufeje,
Unë puthjen pres, dhe pse larg teje.
 
 
 
COPËZ ËNDRRE
 
Ty të nxorra nga ankthi i një ëndrre
Atë natë kur puthja qerpikut m’u ul
Pjalmi i buzëve si notat e një kënge
Dhe unë Hirushja që kepucën humb.
 
Kish ikur karroca që në ballo më solli
Ballo prej puthjesh e malli të gjate
Udhës ngrinte pluhur një erë tetori
Ndaj ngela me ty aty atë natë
 
Me mijëra puthje ndamë së bashku
Ndezëm me mijëra zjarre
Ti si një princ ardhur së largu
E unë si Borëbardhë përralle
 
Përtej bregut shëtisnin disa çifte,,
Disa përqafuar, disa zënë për dore
Mundoheshin të na e bënin më të bukur
Edhe ata këtë ëndërr vjeshtore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s