Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Pikëllimi në shi

Retë gri
ngarkuar me pikëllim,
në pikëllimin tim 
zënë vend,
ca piku shiu
hedhur nga një dorë pa bujë,
plaken mbi gërshetin tënd.
Të shikoj ty
dhe nxjerr
trishtimin prej vetes,
si u tretka trishtimi në ujë,
dy pika lot
varur qerpikëve të syve,
bëjnë të më dukesh e huaj!
Lodhem të shpëtoj
prej këtij shiu që vret,
dhe si fatkeq rrugën djerr,
kush nuk sheh shpresë
përmes lotësh në sy,
mbytet në shiun e vet.
E unë i mbytur
në shiun tim,
mbi gërshetin tënd heq ujë,
rrëketë e kohës
m’i marrin mendët,
kur do të vijnë, -më thuaj!

 

Boshti

Njerëzia
mbështillet rreth vetes,
ndërsa boshti sillet 
rreth të vërtetës.
Boshët duan ta blejnë
e të paboshtët
duan ta shesin.

Pa bosht
mund të hash,
të pish e të flesh,
të shpifësh
e të gënjesh.

Kur e mendoi dhe boshtin
si biznes,
njeriu bosh
kërkon të gjej ndërmjetës.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s