Telefonata / Tregim nga Fatbardha Sulaj

Tregim nga Fatbardha Sulaj
 
 
Telefonata
 
-Sapo mbylla një telefonatë pune , ndërsa po pija çajin – tha, dhe u drodh e tëra…
-Po, -insistova- më trego, ç’ ndodhi”
-Ajo përsëriste ; “e di që s’ do më besosh”
-Pse mendon që s’ do të besoj?”
“Sepse është e pabesueshme” shtoi e mbytur në lot, por kam qenë me ethe dhe temperaturë. Nuk di nëse erdhi një zë nga përtej koshienca apo rrathët e pakptimësisë tonë mistike.
– Mirë më thuaj, nuk ka problem
Dhe filloi sërish: “sapo mbylla një telefonatë pune, jo, më shumë se një, në orë të papërshtatshme, me ra sërish telefoni, e kisha në dore, ishte numër i panjohur, mendova nga puna sërish.
E hapa, dhe në sekond u drodha e tëra. Zëri përtej telefonit pyeti ” po si je moj Nadja?”
E njihja mirë këtë zë, më kishte thirrur e më kishte rritur me përkëdhelitë e gjithë botës. O zot thashë me vete dhe ju përgjigja gjithë frikë “mirë, po ti o….”, dhe fjalën e fundit nuk di pse nuk e thashë.
“Mirë”-tha
Unë bëra o Zot, dhe prisja të vazhdonte…
Por zëri ndryshoi : ” përshëndetje Nadja, drejtoresha jam…”
Shpjegohesha tek ajo dhe vazhdimisht bëja o zot, nga që nuk besoja çfarë më ndodhi. Mbylla telefonatën dhe po sillja në kujtesë çdo grimcë nga ajo sekuencë e shkurtër: timbrin e zërit, vibracionet, që çuditërisht ishin identik . Aq sa më shkoi në mendje, se kisha dikë, e një rrjet telefonik për të verifikuar.
Vazhdoja të dridhesha, kisha dëgjuar herët, shumë herët histori të tilla, dikur kisha lexuar dhe tek “E panjohura “, historine e gjyshes së Romna Pawer, por ngushëllova veten, o zot jam shumë sëmurë dhe temperatura është e lartë.
Tani po ta tregoj ty, dhe po didhem e tëra, ndodh që në gjendje të tilla të interferojnë dimesione të tjera akordash në një telefonatë?”
-Po më pyet?”- ju drejtova
-Po-tha me gjysmë zëri
-Sigurisht kush beson e pranon këtë, pastaj njihet si fenomen në botë.
-Tomas Edison për shembull – shtova
Po s’ më the kush ishte zëri”- pyeta e habitur
“Zëri, zëri i njeirut tim më të dashur i ardhur nga përtejbota tjetër – dhe qau. Nuk arrij dot as ta kuptoj, por as besoj. Kam qenë me temperaturë.
“Mundet” – thashë , ose e ke menduar. Gjthësesi merre si një interferencë e ardhur nga një tjetër galaxy – dhe qesha më tepër për ti larguar ndjesitë e këqija.
Nadja qëndronte ashtu mes besimit dhe injorimit…
Sa e çudithme është bota- tha duke murmuritur?!
 
@fatbardha sulaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s