MITRUSH KUTELI DHE SHKRIMTAR TJETËR NUK KA SI AI: DUAJE ATDHEUN EDHE KUR VRET??? : / Nga: Sadik Bejko

MITRUSH KUTELI DHE SHKRIMTAR TJETER NUK KA SI AI

DUAJE ATDHEUN EDHE KUR VRET???

“Duaje atdheun edhe kur të vret..”… një testament i shkruar, që autori Dhimitër Pasko ua propozonte fëmijve të tij, kur ai ishte buzë më buzë me vdekjen.
Këto fjale, bashkë me frymën e fundit, u lanë amanet per femijet nga Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) dhe me pas ato jane instrumentalizuar si nje testament me shume sesa per familjen e tij..
Por sot, ne shekulli e ri, sot, ne liri, jo ne diktature, një mendësi e tillë si ideologji quhet Romantizëm patriotik i tejkaluar. Ose me një term të marrë hua nga psikologjia, si praktike vetevrasese quhen sadomazokizëm.
Kur u shpreha kështu, (romantizem patriotik i tejkaluar, sadomazokizem…) një mik që prej vitesh ka emigruar në Kanada se nuk mund t’ua linte fëmijve të tij këtë porosi kuteliane, u shpreh se kjo që shkruaja unë (për romantizëm e sadimazokizëm), nuk kishin asnje kuptim.
Në fakt unë e përsëris: “duaje atdheun, edhe kur të vret”, sot nuk ka kuptim.
Dhe miku im, që familjarisht me kohë ka mërguar prej këndej, këtë e paska rrokur më parë sesa unë.
Sot fëmijët tanë po mërgojnë në masë. Sot fëmijët tanë nuk e duan “atdheun që vret”.
Po i mençuri, i urti Dhimiter Pasko si ua linte këtë porosi kaq vrasëse fëmijve të tij?
Ai e merrte me mend se pa liri nuk mund të gjesh shteg për t’u frymuar siç do ti. Nën diktaturë nuk ka alternativa. Veç të ulësh kokën. Të duash diçka … edhe kur ajo të vdes.
Ai e dinte këtë, dhe në atë realitet që i lindi, nuk gjente tjetër shteg shpëtimi për fëmijët e tij.
Ai ka qenë hero tragjik si gjithë burrat e mëdhenj të historisë sonë.
Per ata qe thone (prof Kristaq Jorgo) se ai ka qene nje shenjtor,. une them se ne toke nuk ka asnje shenjtor te gjalle, shenjtoret jetojne vetem ne qiell..
Ai ishte njeri si une dhe si ti.
Vetem si shkrimtar ai ishte i paperseritshem. Ishte Mitrush Kuteli dhe nuk ka tjeter si ai.
Po nese ai e kishte kete porosi, si ndergjegje morale dhe atdhetare pa kohe dhe vend, si moto per jeten e gjithkujt: duaje atdheun edhe kur te vret.
Ne vetem mund te perulemi para nje ideali te tiille, ku dhe nuk mund te ngjitemi aq lart ne marramendje… deri te ai…

 

Nga: Sadik Bejko

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s