Poezi nga Miradije Ramiqi / Shkëputur nga vëllimi poetik “Hirësi përrallore”

Poezi nga Miradije Ramiqi
 
 
DY KOHË DHE NJË DASHURI
 
Pa menduar
kthehem te Ti
me klasikë pope e xhaz
me zërin tënde në ngjyrë
Tom Xhonsit i ngjason
të desha me këngën
me lotin e dhembjen
me ëmbëlsinë e zjarrtë
e tani në heshtje më thua
se unë kam faj
për ndjenjën e pashuar
të dehur e të marrë.
 
 
 
SFIDË
(Ndodhë në të njëjtën kohë aq shumë urrejmë e dashurojmë)
 
Një ditë e cila vjen
mandej edhe një ditë
e presim
e kurrë nuk vjen
në të njëjtën kohë
pas dashurisë
me ankth e pasion vrapojmë
vjen një ditë
të njëjtën dashuri
nga vetvetja e largojmë
pikturë lemeritëse
me zemër të vrarë
në kornizë të mbyllë
deri në vdekje.
 
 
 
JANARI I SHQETËSUAR
 
Në natë
kalërojmë
ndjenjën dëshirën
duke marrë me të mirë
ledhatojmë
qiellin hënën
në një vend ti
unë në tjetrin
vetminë e kemi të përbashkët
në kornizë mbyllim
mallin
symbyllazi prekemi
përjetojmë në heshtje
dashurinë
puthë me afsh
në përqafime
zëri yt tingëllim
le të kallet flakë
në telat e këputur.
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Hirësi përrallore”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s