Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
LETËR MALLI
 
Të shkruaj edhe sot,
pse zemra po vuan
larg je tretur…
 
E Unë ?
 
Jam strukur
në hijen e këtij vargu,
pres
të zbardhë agim i ri,
një natë më tepër pa gjumë
në dritaren time të shpirtit!
 
 
 
TË LUTEM MË SHIKO
 
Shikomë në sy
një puthje malli kërkoj
fjalët nuk i mjaftojnë zjarrit tim….
 
Ndaj…
shikomë sytë e etur…!
 
Kanë uri për një puthje
nga buzët all,
që derdhen shikimet
mbi flakë dashurie.
 
Si shtati dridhur
Si djersa n’ballë…
Shikomë në sy…!
 
Një puthje kërkoj kujtim
se fjalët nuk i mjaftojnë zjarrit tim…!
 
 
 
TY TË FAL ÇDO GJË
 
Dua të të fal diellin
me rrezet valë,
këtë të ftohtë dimri
mbushur plot acar!
 
Dua të të fal Hënën
tek rrëzohet ndër yje
lot pas lotit,
si dallgë shpirti!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s