Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
Atdheu im
 
Vritet shumë lehtë Atdheu,vritet,
vritet nga ikjet e pambarimta të rinisë,
që me vete mallin për të e marrin,
e bashkë me mallin, dhe vuajtjen e trishtë.
 
Vritet kaq lehtë Atdheu, vritet,
vritet nga vuajtjet pa fund të pleqërisë,
kërrusur nga malli,nga mundi e dertet,
ditët i ngrysin në pritje të djelmurisë.
 
Vritet pra kaq lehtë Atdheu, vritet,
vritet nga dora e bijve të pabesë,
që ditën e lajkatosin me puthje të pështyrosura,
e natën me thonj ia hapin varrin serbes.
 
Vritet pra Atdheu, lehtë vritet,
oh sa lehtë u vriska për çudi,
e vriska parlamenti me fytyrë kartoni
që elozhe i bën dhaskalit të tij.
 
U vriska pra Atdheu im, u vriska,
u vriska nga duart e bijve të tij zemërbosh,
që rilindin me fytyra të zverdhura, e shpirtin pa ngjyrë,
e që për ofiqe e grada,atdheun e hedhin në kosh.
 
E vriskan pra atdheun tim të mirë,
ata që ngërdheshja u ngulet në buzë,
ata që si ujqërit u sulen ofiqeve,
ata që me këmbë i shkelin flamurë.
 
 
 
Mall
 
Sa herë malli për ty më kaplon,
“E mira” ime mes yjesh të kërkoj,
me vete flas edhe pse ti s’më dëgjon,
mes yjesh të gjej,e di që më vështron.
 
Sa herë malli për ty më kaplon,
me yjet flas mes shpirtit tim magji,
“E mira” ime më thua atje lart:
“Po yjet janë memecë moj bijë”!
 
Dhe unë e di fort mirë “E mira” ime,
se yjet janë memecë e dot s’marr përgjigje,
por malli nuk qenka veç me fjalë “E mira” ime,
se malli të digjka flakë dhe me vështrime.
 
Dhe unë me yjet fort mirë kuptohem,
dhe mes tyre vështrime të hedh atje lart,
“E mira” ime me ty flas mes yjësish,
e hënën lozonjare ta hedh përmbi shtat.
 
E shtati yt i lodhur,i drobitur në shpirt,
ka vend për gjithë të mirat,dashuritë, 
se shpirti yt i gjerë,i dlirë si dritë 
më flet me gjuhën e gjithë yjësisë.
 
 
 
 
Ne…
 
Ai…
me mua loz pa pushim
në mëngjes herët,në mesditë e buzëmbrëmje,
unë…
përkëdheljen ujëvarë shijoj
në trup e në mendje.
 
Ashtu ngadalë, 
hedhur një fustan të kaltër,
shijoj puthjet e tij mes valësh,
e çdo çast,
dallgët më përplasen pas mallit.
 
E joshim njëri- tjetrin, 
unë me vështrimin tim plot dritë,
e ai mes përkëdheljeve shkumëbardha.
 
Flasim të dy mes harrimit,
unë dhe deti,
ngërthyer në krahët e njëri-tjetrit.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s