Poezi nga Sadbere Gagica SPAHIJA

Poezi nga Sadbere Gagica SPAHIJA

 

MË PRIT

Lagja ime e fëmijërisë
Ëndrrat më të bukura në botë
I thura dikur për Ty
Mos më mbani mëri zogjtë e mi
Ti fjalë poetike që më lë pa gjumë
Do vij të të shoh të rri si e huaj
T’i mbledh shumë kujtime t’i bëj kallëz në duaj
Më prit qyteti im pa zhurmë
Të ndalem te guri afër shtëpisë sime
Të derdh një gurrë lotësh
T’i derdh për nënën dhe babin tim
Më prit si dallëndyshe në fluturim
Ah sikur të mundja ta bëj kohën kthim!

 

DO TË VIJ

O ëndrrat e mia 
Do të vij pa më zënë
Shiu në vjeshtë
Gjilani im
Të ulem të mani në oborr
T’i mbledh si thërmiat kujtimet
Netët e gjata mbi letra
Ndonjë herë këngët e adoleshentës
Zënkat me mallin hidhërimet
Koha është lodhur në atë bjeshkë
Do vij
Tek varri i nënës
T’i hedh një tufë trëndafilash
Tek varri i babait
Të bie në gjunj
Do të vij
Një ditë me diell
A një natë me shi.

 

TË GJITHË HESHTIN

Stina e shurdhër memece
Tingujt mbi pianon e vjetër
Shushurima e gjetheve
Loti im nëpër strofa
Dhimbja që shtrydh
Lotin nga guri
Syri im vështron qiellin
Qeshu qeshu ti fjala ime
S’kam kohë të digjem më
Në flakën e kësaj dashurie!

 

E dehur

Ujita trëndafilin e vyshkur,
Trëndafilin e kuq të zemrës tënde!
Tutje qe lot i dehur…
Gotë e qelqtë e ëndrrës!
Ishte si të thuash dramë teatrale
Ne personazhe në labirintin e jetës
Pas fundosjes ne gotën plot verë,
Futem ne zgafella të shpirtit, në
Retë e iluzionit të strallëve!
Stuhia si epidemia vriste udhëtimin,
Trillove sëmundjen e trëndafilave,
Rimë e harruar e strofës tonë
Jehonë e largët ishim ne…
Une si Eskili mbledh thërrimet shira
Kujtime për shkretëtiren e kaluar,
S lë gjurmë mbi pluhurat e dheut,
Te këmbët varri fliste me ne,
Me këmishen e grisur të jetës,
Nga eshtrat e mia le te përhapet,
Pluhuri i qiriut në të gjitha hartat,
Për tërë ëndrrat e mia që vdesin,
Vdes e ringjallem e dehur,
I ndez në çast tërë qirinjtë e shuar!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s