Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

KËMBËT

Këmbët të ngrejnë e mbajnë në këmbë,
Të pengojnë e rrëzojne në kalldrëmin e jetës,
Të ftojnë për udhë, lartësitë për t’i zënë,
Të hedhin të praptat e në fund të humnerës,
Këto këmbë i fut pa frikë nëpër këngë.

Por,ah,se ka edhe këmbë që shkelin,
Këmbë që njerëzit i marrin nëpër këmbë,
Këmbë që popujve ujë të zi u nxjerrin,
Lirisë ia çojnë shpirtin ndër dhëmbë.
Për to,gjarprinjve do t’ua mblidhja gjithë vrerin.

 

ËNDËRR PA SHTRAT

Mushmolla tani zgjat degët në dritare,
Të ndezë dritën që fikej natën vonë,
Gjethet e mallit i shtron nëpër shkallare,
Këtë verë me dhimbje vjeshtëron.

Me shegën ndanë rrugës ndan ca fjalë,
Ca fjalë të një gjuhe heshturishte,
Për lulet që kanë varur gjethet përmbi shkallë,
Për luleborën që shkrihet në lulishte.

Natën kur kalldrëmi i ftoh gurët
E qielli zë të mbjellë yjet pranë hënës,
Diç pëshpëritin në të tyren gjuhë
E ma ngrejnë prej shtratit ëndrrën.

 

QIRINJ

Shpesh
Të dielave
Në varreza 
Me lule të akullta
Dhe kokën plumb
Shkojnë të gjallët.
Qirinj i bëjnë fjalët.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s