ËSHTË NË RRUGË NË GJIROKASTËR  (KËNGA E DYTË) / Poemë nga Petro ÇERKEZI 

Poemë nga Petro ÇERKEZI 

 

ËSHTË NË RRUGË NË GJIROKASTËR 

KËNGA E DYTË

Këtu lindi ylli im në këtë qytet
Këtu u dëgjua klithma ime e parë,
Këtu më përkundën në një djep prej druri
Gdhëndur me motive ornamentale
Me bilbila e rrush e me ninulla
Në një gjuhë shënjtërie.
Këtu kam lindur në këtë qytet
Ku kish lindur dikur dhe demon i zi
Që e veshi veten me fuqi Zeusi.
Këtu kam lindur në një kohë të hirtë
Me dritë trandafilash ma ushqyen ëndrrën
Kurse ai mes territ gëlltiste
Si kronosi
Pjellën e vet.
Hante mishin e gjallë,
Hante historinë,
Fushat, malet, qytetet,
Dashuritë njerëzore,
Idetë, ëndrrat, pasionet
Hante me tërbim kuçedre,
Hante, hante, hante
Me barkun burg, me uri skëterre
Dhe s’ngopej.
Gllabëronte dhe ëndrrat e mia
Dhe vegimet e së dashurës sime
Sa i pangopur ky satana i skëterrës
Dhe gjakun e pinte si verë.
Kishte dyzet maska e dyzet fytyra
Dhe një të qeshur aktoreske e misterioze
Si të skalitur prej floriri kallp.
Jepte buzqeshjen e të rrëmbente duart,
Të rrëmbente sytë, të rrëmbente zemrën
Dhe befasisht të kish rrëmbyer jetën.

Ai hante ëndrrën, kurse unë pillja ëndrrën.
Në shpirtin tim frynin erëra dëshperimi,
Por unë nuk kam asnjë lëndinë të djegur
Dhe asnjë qime të thinjur
Siç konkludonte radiografia e Majakovskit.
Shkoja rrugës me të dhe i kishte sytë prej vetëtimash
Shndrrohesha në statujë dëshpërimi
Një mijë jeniçerë suleshin mbi mua
Me thyheshin gjunjët
Po zemra më thosh duro,
Ngreu, sulu, mos u zvarrit!
Lëpija plagët dhe sulesha sërish
Si në arenë
Unë beze e kuqe
Mbi brirë tradhëtish.

Mbrëmë shëtita me një vajzë
Që më hyri vrullore në gji
Diellore, plot rreze magjie
Mbrëmë fjeta me një ëndërr flurore
Vezullim i bardhë nusërie.
Në mëngjez u zgjova
I heshtur si një varrezë.

Ёshtё njё rrugё nё Gjirokastёr
Nё tё kryqёzohen dhe rrugёtojnё
Tё gjitha rrugёt e botёs
Dhe ato qё s’i kam shkelur
Dhe ato qё s’i kam ёndёrruar kurrё.
Ёshtё njё rrugё nё Gjirokastёr
Kashta e Kumtёrit e rrugёve
Shpesh ishte e shtruar me gjethe rrapi
E shpesh e mё shpesh me argjend e flori
Atje e shoqёroja hёnёn si arushё nё valle
Dhe u kryqёzova mbi kurmin tёnd tё bardhё, e shtrënjta ime
Si nё kryq prej mishi, dashurie dhe mёkati
Atje kryqёzohej ёndrra me realen
Shtrati me çarçafё tё hënorë,
Flatra pëllumbash dhe qefin i bardhë
Mё ngrinte nё njё zenith tё panjohur
Dhe egocentrizmi meskin mё rrokulliste
Nё honet mё tё zeza tё mosqёnies.
U kryqёzova pёrjetё nё njё kryq ëngjëllor.
Ёshtё njё rrugё me kalldrёm mbuluar me gjethe
Nuk ka karakteristika tё veçant
Si tё gjitha udhёt, madje as emёr nuk ka
As identitet nuk ka sigurisht
Nuk e di ç’duar e kanё shtruar,
Ndoshta ёshtё shtruar me lёndё tё pavdekёshme yllёsish
Nuk e di. Por ata qё e shtronin e dinin mirё
Se duhej ta latonin e ta gdhёndnin gurin me kujdes
Qё njё ditё unё tё shkelja mbi tё e tё vija tek ty
Elegant dhe i bukur
Me hap madhёshtor
E dritё Apolloni nё sy.
Ёshtё njё rrugё, po ta vёreni mirё
Nё boshllёqet midis gurёve lule kanё mbirё
Gjithçka dashurova
Atje ka mbetur e gdhёndur
Nё basorelieve transparente
E çdo gjё qё urreva
U bёnё gropa nё atё rrugё,
Gropa tё thella, gropa tё misterёshme
Qё hapin gojёn tё grackojnё kёmbёt,
Qё hapin gojёn tё ulёrijnё,
I mbyll ato gropa, i zё me gurё,
Me çimento e asfalt
Po prapё janё aty si klithmё,
E mё tundin gishtin si mёkat.

Nuk mё pёlqenin shirat,
Mё bёre t’i dashuroj
Ato shira tё pafundme
Qё zgjaten e zgjaten si flokё ngjyrё gri
E mbyllin horizontin tёnd, Gjirokastёr
Nuk mё pёlqenin shirat
Mё trishtonin dimrat si azile pleqsh
E mё mbufatnin shpirtin
Dhe befas m’u bёnё tё gjitha tё afёrta,
I dashurova tё gjitha
Qё nga loti yt i syrit
Te stalaktitet e dimrit
Gjer nё brilantet e prillit.
Si e plekse ti kaq bujarsiht
Kёtё kurorё tё qёndisur
Me trandafila maji
E ma mbushe me ngjyra
Aromatike gjirin
Zogjtё kanё flatra e fluturojnё,
Unё kisha dy cungje qё mёrzenin
E befas mёsuan pёrqafimin
Njё pёrqafim tё gjёrё sa bota
E pas pёrqafimit fluturimin
Ti ma mёsove atё flatrim lumturor
Diku m’u thyen flatrat
Se qielli ёshtё i thyeshёm
Si purteka ёndёrrash
E tokën miliona herё na e zgavruan
Me hone e gremina zhgёnjimi.
(A kjo kohё si t’i thyen e t’i shkul flatrat
Sikur tё jenё fije bari, sikur tё jenё petale,
Sikur tё jenё lastarё, sikur te jenë prej dylli
Si të Ikarit.
A kjo kohё e marrё!)

Po ti nё çdo pendё tё thyer
Mё vije njё puthje qё tё mbёlsoje plagёt
Nё çdo humbje njё pёrkёdhelje
Ti mё mёsove tё duroj humbjet
Madje t’i dua humbjet e mia
Se pas çdo humbjeje do vinte vrullimi
Drejt njё maje tё re
Pas natёs sё zezё fshihej agu i syve tё tu
Agu vesёndritur i mirёsisё
Dritё u bё ajo qё mё trёmbte
Lulnajё toka e ditёve shterpe
E ti ditё e natё mё shtroje autostradat
Nga toka tek yjet
Qё tё rritet shtati im prej njeriu tё vёrtetё.
Atёher kur ndjehesha kaq i vogёl
Si nё mbretёrinё e liliputёve
Kaq i parёndёsishёm
Si njё grimcё rёre
E i thyeshёm si lastar peme
Ti mё vije shkallё
Tё kapja degёzat argjendore tё yjeve
Ti mё bёje djaloshin mё çapkёn
Mes gjithё qёnieve tё universit
Ti mё bёje tё arsyeshёm
Si plak tё moçёm
Dhe harkun e ylberit
Ti ma hape mbi krahёt e mi
Qё u zgjat gjer tek retё
Qё ngjyrosi me njё kolorit spontan
Trandafilishten e zemrёs sime.

Kur mbaronin ngjyrat ylberore nё kopshtin e Edenit
Fillonin ngjyrat e gjumit
Nё gjunjёt e tua, nё gjunjёt e dashurisё
Nё kopshtijet e ёndrrave mё fantastike se ato tё Babilonisё
Atje niste dhe atje mbaronte
Pёrralla mё fantastike
E pёrralltarit anonim
Nё ato ujra flinin neraidat
Nё ato ujra si leshnaja erotike Helenash fatale
Nё ato oaze si shkumbёzim Afёrditash voluptoze.
Krevatin me tё zjarrtё
E mё puplor si prej shpesёrisё parajsore
Atje e gjeta
Dhe verёn mё dehёse qё tё mbёshtjell me zjarrmitё
Universale
Atje e shijova
Nektar dhe ambrozio
Nga ajo qё pinё mё tё pasurit e kёsaj bote
Nga ajo qё pinё tё dashuruarit
Dhe perёnditё.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s