Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

ME Ç’KUJTIME MBRETËROHEM

Nga një mijë e një netë t’jetës
Kam nga një mijë e një kujtim mbretëror
Ah ç’fat kur më janë trashëgim i brezave t’artë t’fisit tim hyjnor

Kur erdhem n’jetë ishte fjala që na pagëzoj
T’jetojmë të lirë o t’vdesim si heronj

Këtë herë n’varg vi si çlirimtar
Krejtë jetën e shndërrova në heroinë
Më mirë se askush më mësuan rrudhat e ballit për historinë

Nuk vdiça para asnjë ferri ashtu siç ma donin vdekjen
Eca tej përtej tehut të shpatave
Fal Homerit dritë e diellit e kisha udhën se lirisë

Më dëtyroj jeta të bëhem i dehur
Por kurrë nuk e pranova çmendorinë e djallit
Dhe sa herë të krisur më bënë demonët
Por kurrë fisi im nuk mbajti zi

Dymijë vjet prita t’më pagëzoj Abrahami me emrin e heroit tim
Të tokës sime,të zjarrit tim mbretëror

Dhe sot jam këtu ku jam fal teje o Gjergj Kastrioti
Jam këtu fal mbretërve që i falëm botës
Jam këtu fal zanave të malit që na rujtën tokë e gjuhë

Jam këtu dhe do të jem
Derisa t’këtë diell n’qiell
N’tokë liri e drejtësi
Pa kufi zemrash e emrash

Jam këtu për t’vërtetën e çlirimtarëve
Për dashuritë titanike që s’mbarojnë kurrë

Jam këtu për Shqipninë e Fishtës
Ah edhe për pak vargje t’Serembes e t’Lasgushit

Jam këtu për ty heroinë kur m’shndërrohesh n’varg e n’vi
Jam këtu pa pikë e presje e vetmja më je ti.

 

SYTË E T’U M’U BËNË PLAGË AJKUNË

Plagë gjogu ç’m’u bëre Gjergj Elez Ali
Kur t’shalova ty atki
N’shtatë bjeshkë t’Jutbinës për ty dashni t’mrri

Nuk më’dha afat ma zhumë zani i zmrës
T’nisëm pa humb kohë
A ta shtjerri secilin lumë
Udhve t’mia t’pafund

Nise luftën gjogu im
Fluturo mbi shatë qiej
Kthema Anën e malit prapë n’dashni
N’dash po t’bahen Bajloz i Zi
T’prej me shpatë e t’luftoj dhe ty

Kohë ke shtatë breza t’mi
Ose ma për gjog nuk t’njoh ty

Dua Ajkunën ta rikthej n’këtë dhe
Ose u bëra Promothe

N’dorë t’huaj nuk t’la dashni
Edhe po u bëra korb i zi
Ah Ajkunê shumë herë t’vranë lotët e mi
N’krua t’zanave kur t’i pava sytë
N’mes meje e perëndive nisi lufta fyt m’ fyt

Ajkunë kam më t’përbe n’plagë Shqìpnisë
Çaje detin me shpatë t’shpirtit
Ringallma dashninë për ty e atdheun
O t’përveva n’Skendërbeun

N’besë t’zanave t’kam vizatue
Nise luftën n’dash shpirtin tim me ma çlirue

Ah Ajkunë kuku për mue si nuk dita mirë kurrë më t’knue.

 

DET O DET

Erdha ta shoh me sytë e mi të Bukurën e detit
Nëse je ti deti i legjendave
A janë ende bajlozët sundimtarët e tu

Kam jetue me mallin e heroit tim Gjergj Elez Alisë
Plagët e ti më kanë ngritë në qiell herë në dhe

Sa i vjetër qenke o det
Sa vetë dhembjet e motrës se Gjergjit
I thellë edhe sa fundi i Titanikut
Bashkë me simfonitë e Betovenit

Jeto pra n’sytë e kaltër t’mi

Sa m’i ngjanë buzëqeshjes t’mikes sime t’ jetës

Tani e kam t’vështirë t’le t’vetëm
E ke fjalën e shejtë për të cilën do t’fundosem n’fundin tënd t’pafund

Para ikje se vapës o det im
Tre ditë Venediku borxh m’i ke
N’parajs a n’ferr t’i kam kujtim

Kam dashtë me t’gjetë t’gjallë Itakë
N’Valdanos aty ku emrin ta kanë ndërru
T’pashpirtit he qofshin mallku

T’kam dhanë fjalë e t’kam ba be Nuse Kosove t’Bukurën e detit
Me vete sot kam me e marrë
N’atki t’bardhë me ia dergue
Se Gjergj Elez Alia e pret t’gjallë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s