Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Kshtu foli Lekë Dukagjini

Hingllinin kualt
n’livadhin
me gur të vrà,
nji orë larg
u ndigjohej hingllima,
nuk dihej
a ishte kangë apo vaj,
burrat ndigjonin
zhyt thellë n’ mendime
dhe bjeshkës përhapej nji za:
Hej trimat e Lekë Dukagjinit!

Dymbëdhetë dukagjinas
në sofrën e gurtë
kambëkryq po rrinin,
dhe venën e pinin me brì,
po dymbëdhetë jehona malesh
prehje s’po gjenin.
Ulërinin ahet nga idhnimi,
e lshonin copa degësh.

Leka priti me heshtje burri,
deri sa guri i sofrës
u mbush me copa ahi,
at’herë si rrfe e lëshoi nji za:
Hej trimat e mi,
ma mirë të vdesish,
se të thahet krahi!

Kaq foli at ditë Lekë Dukagjini
e venë piu me brì.
Fjala e tij
e vjetër gjashtëqind vjeçe
që lindi në sofrën e gurtë,
malet i zgjon
prej nji andrre të keqe.

 

Kënga e kanarinës

Kanarina
këndon vajet tona,
kënaqet gjysma e botës,
gjysma tjetër
vajton me pika loti
e thyen telat
e kafazit të vogël.

Tinguj të ëmbël
dalin prej shpirtit të zogut,
tinguj akuj…
Në hekura kafazesh
thërmohen.
Çmendet gjysma e botës,
gjysma tjetër
vajton me pika loti!

 

Të përziesh ujë me zjarr

Të përziesh ujë me zjarr,
deri në qiell,
në të gjitha ngjyrat që ka java,
t’ia nisësh të hënën deri të djelë,
dhe ta krijosh ylberin,
pa prit të takohen shi me diell.

Të përziesh ujë dhe zjarr,
që të mos jetë më zjarr as ujë,
të jetë kohë që vjen,
një çast në ty,
çfarë sheh me zemër e parandjen,
çfarë s’ndal,
një fat kristal
që të fal bardhësi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s