Epigrame nga Iliaz BOBAJ

Epigrame nga Iliaz BOBAJ


VËZHGIM

Shih ç’po ndodh,
në trojet tona:
ca minj,
hiqen si shqiponja.

 


REKLAMË MJERANËSH

Kudo ata…me vend e pa vend,
në faqe interneti, në krye të drafteve:
reklamojnë veten shoqatat e askushëve,
reklamojnë veten askushët e shoqatave.

 


FJALAMANI

-Të japim njëqind, veç mbylle gojën ! –
i thanë fjalamanit, që i kishte bezdisur.
-Unë jap dyqind, – u tha flalamani,-
vetëm gojën mos ta mbaj të kyçur.

 


TRIMAT DHE FRIKACAKËT

Në luftën për liri,
trimat bëhen britma e lufës,
frikacakët, heshtja e saj.

* * *
Kur vjen paqja,
trimat bëhen heshtja e paqes,
frikacakët, britma e saj.

 


ZHABAT E KËNETËS

E vetmja muzikë që dëgjohet në kënetë,
janë vetëm kuak-kuaket e zhabave,
asgjë tjetër.
Dhe kur nisin, pasojnë mjerisht njëra – tjetrën.

 


MJESHTRI DHE MBRETI

Nikollën, mjeshtrin e madh të Pragës,
projektuesin e kullës me orën mrekulli,
që të mos ndërtonte një tjetër të tillë,
mbreti vuri njerëz, e lanë pa sy.

* * *
Sot kujtohen edhe njëri, dhe tjetri:
mjeshtri për kullën, për krimin mbreti.

 

AKTIVITETET E SHOQATAVE

Dam e dum bien tupanet…
reklamojnë zonjat fustanet…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s