Martin Andrade
Kalendari poetik: Martin Andrade 1937-2013
U lind më 20 korrik 1937 Martin Andrade, poet, gazetar, shkrimtar kilian. Rrugën e artit e filloi si aktor në vitin 1962. Jetoi shumë kohë në Argjentinë, por edhe në Itali, afro dhjetë vite dhe gjatë asaj kohe botoi tri përmbledhje poetike. Ja një poezi prej tij:
JEMI
Jemi
ankth i përjetshëm
i një qenieje
që u çmend
duke ëndërruar
© shqipëroi Maksim Rakipaj