Kalendari poetik: Wendy Cope 21 korrik 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Wendy Cope

Kalendari poetik: Wendy Cope 21 korrik 1945

Poetja britanike mbush sot 74 vjeç, pedagoge e historisë në St. Hilda’s College, Oxford. Kritika letrare britanike e çmon “…nga më të mençurit poetë bashkëkohës”. Në vitin 2010 mori medaljen “Officer of the Order of the British Empire” me rastin e ditëlindjes. Për sot, zgjodha këtë poezi të sajën:

DREQ BURRASH…SI AUTOBUZËT

Dreq burra, si k’ta dreq autobuzë, njësoj,
I pret, të ngjan se shkojnë shekuj
Për bela, sa sheh që afrohet në stacion
Qasen edhe dy a tre meshkuj.

Tek afrohen, me drita japin sinjalin
Për t’u nisur bashkë të ftojnë.
Ti rrekesh të kuptosh ç’rrugë do të marrin
E për të vendosur s’ke kohë.

Në bëfsh ndonjë gabim, prapa s’ke më kthim.
Hidhu, zbrit dhe sytë çakërrit
Teksa shkojnë vetura, kamionë, taksi
Me to dhe minuta, orë, ditë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s