Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

PUTHJET

Sa rrallë po i puthim të dashurat,
sa rrallë,
ato presin puthjet tona,
natyrisht të mbeten gjallë…

Sa rrallë po na puthin të dashurat,
sa rrallë,
ne presim puthjet e tyre,
natyrisht të mbetemi gjallë…!

 

RASTËSI

Ajo u ul përballë papritur,
ndërsa unë e doja në krahë,
shumë ngjitur…
Si padashje zbuloi gjysmën e gjoksit,
mua m’u drodhën sytë,
gjërat m’ u ngatërruan…,
ndoshta janë shenja të thella,
të erosit…

Pa kuptuar,
të gjitha u mpinë mbi trupin tim,
mendimet më ikën, ngela pa mendim…
Ca gjëra më digjnin zjarr,
të tjera ndërruan drejtim,
u kthyen në të ftohtë, krejt në akull…
Një mizë pa pyetur kërrkënd,
qendroi mbi gjoksin e zhveshur…
Të paktën ngushëllova vehten,
që miza të mos ishte mashkull…
Për atë vend të mbrekullueshëm,
të dridhshëm e të brishtë,
që miza e kishte zënë pa më pyetur,
unë do të ftoja, cilindo, në dyel të hapur…
Sidoqoftë, një mizë
nuk mund t’i përkëdhel cicat
e nuk mund t’ i rris,
nuk mund t’i ngrohë si unë,
ajo sado të bëjë në këtë drejtim,
përsëri shumë gjëra nga natyra
i ka dhe i mbeten mangut…!

 

SHQIPËRINË PO E SHESIN…

Shqipëria ime po rrjedh gjak,
ca e hanë, ca e shqyejnë,
ca e ndezin flakë,
ca e shesin nëpër ankande…
Ca i bien gozhdës, ca patkoit,
Shqipëria ime po vjellë,
po lëngon e po vdes,
ca e kthyen në kalë të Trojës,
mbushur bashibozukë,
spiunë e tradhëtarë,
Shqipëria ime, mbushur ngado
me njerëz të shthurur, kopilë e zagarë…

Shqipëria ime po heq…
Kur do t’ i dalë i Zoti, ta udhëheq…!?

Po përsëritet 1913-ta,
dhe mbas 100-të vjetësh
e mbarsën me pahir…
dhe ky pllenim famkeq
po lindë vetëm koqe Don Kishotësh,
po lindë firaunë e të pabesë,
oh për dreq…, për dreq !
Kur Shqipërisë nënë,
do t’ i dalë i Zoti ta udhëheq!?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s