Poezi nga Eva Ceca

Poezi nga Eva Ceca

 

DASHURIA DHE URREJTJA!

Në botën tonë të vetme,
një refren përsëritet,
është Urrejtja që nxin
dhe Dashuria që vritet….!

Urrejtja bashkon njerëzit,
ortekë nëpër male…
dhe Dashuria….?!
Ajo mbetet individuale…!

 

MOSMIRËNJOHJA

Në zgrip të kujtesës lëshohen
përfundime kaotike mendimesh.
Kur sytë vishen mjegull 
e si në zift të nxehtë,
hidhen hapat e mpira.
Si një portë pa dorezë
në një natë pa dritë hëne,
pa udhë yjesh.
Përpara na del e më pas, shtigjet mbyten
në llum kënetash të nxira…
Para nesh… Ajo….
Vetë mosmirënjohja!

I hidhur zhgënjimi!
Ja ku humnerave
rrokulliset pa shpresë, autostima…
nën kurth befasish
të më të ulëtit
nga veset e botës humane.
Sa shumë na qenkan përshtatur!
Pa u dashur
bashkëjetojnë në shekuj
ajo dhe njeriu!
Ajo….
Vetë mosmirënjohja!

Instiktivisht e ndjejmë!
E njohim atë vdekje ngjyrash!
Edhe atë kutërbim plehu,
që përhap në rruzullim.
Por përsëri na ndodh
në kurthin e saj të gjendemi trishtuar.
Na ndodh, sepse prejardhja prej engjëjsh
nuk na lë ta besojmë plotësisht,
deri sa kryet ngre…
me maskë indiference
e me shpirt gjarpëri…. Ajo…
Vetë mosmirënjohja!

 

SYMBYLLUR

Ti tashmë, sytë e shpirtit mbyll…
Por kjo s’të sjell asgjë.
Nuk pe… kur ra mbrëmjes një yll,
në botën – film pa zë.

Aspak përreth nuk ndryshon jeta!
E keqja, përsëri,
ja ku gjarpëron heshtur rrugës
dhe pse nuk e sheh ti!

Kur të vështrosh botën sërish
papritur do vësh re:
Çdo gjë, çdo gjë këtej u prish
më keq… kur ti s’e pe.

Nëse për çastin, ti mbyll sytë
e shpirtit endacak,
nuk mund të ketë një rast të dytë
të të ndihmojë ndopak.

Më kot tashmë lutesh, kërkon,
ti veten të gënjesh…
Kjo kohë rrufe të përcëllon,
qiellit pendim i vesh!

Symbyllur, fare kot maskon
minutat që nuk do.
Dot më asgjë s’i retushon
dhe nuk i zhbën ato!

© Eva Ceca

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s