Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

 

Hukatje

Atdheu më lindi me syrin…
Syri me dritën…
Drita me frymën…
e fryma hukat frymën cdo ditë si në fillesë
Hukama – hukat
gjethimit të pemës së egër
të pjekë atë frut bipolar
ku u poq dhe syri i Evës
Hukat – cdo gjë hukat
me frymën e vjetër të njohjes
hukama që doli prej vetes
ishte syri që doli prej formës…
E syri hukat
se edhe syri hukat
hukat dhe drita në hukatje drite
e lejuara e ndalur hukat në fillesë
e shpirtin ma mbush me afshin prej fryme
Hukat dhe gjarpri në gojën e gjarprit
e po shihet si gjarpër në sy
por sytë që e panë si të ishin gjarpër
u panë e u ripanë si ai…
Zvarritet gjarpri e i dëgjohet hukama
lakohet në arrën e fytit
e duhet hukatje si hukatje zanash
të lindë atdheu prej frymës.
Hukat planeti nga syri në sy
fryma – frymon në të gjitha drejtimet
fllucka shpërthyese e mbushur me frymë
piqet si hekuri në ciklet e frymës…
… … … … … … … … … …
Hukatja – hukat si rënie, si ngjitje
fryma më merr si vale e si grimcë
kur të më qani do të jem zgjuar
me sytë e Evës ngarkuar mbi shpinë…
… … … … … … … … … …
(Vdekja është pjesë e aktit të njohjes)

 

Çështje frekuence

Në atë frekuencë as shoh, as dëgjoj
shqisat më mpihen e më bëhen si stralli
si në humbëtirë po rrekem të gjej
litarët vokalë me kërcime litari.
Fyti më digjet e më përdigjet
tejzat e zërit më mpleksen si kokërr
pastaj pak nga pak më thahet pështyma
nga etja që ndiej në orbitën e kokës.
Kafka më bëhet si guva e thellë
kafkën përballë e shoh si Hamleti
ndaj duhet të dal nga kjo frekuencë
Se kafka ime po fillon të më qeshi!

 

One thought on “Poezi nga Suzana Malaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s