Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Kur frynte erë…
unë e dija
ti lypsarja ime e dashurisë
piqje në mangall misrat qumështorë të shtatorit
e kërkoje lëmoshën time në çdo fytyrë këmbësori

Unë
çdo monedhë e ndava në rrugë
me ata që dinë ta thyejnë me dorë bukën e ngrohtë
e sa herë iu shkrepin sytë të bekojnë

Më duket sikur do të gjej akoma dhe sot!

 

***

Dy kupa vere
Pi një herë nga e imja, një herë nga e jotja.

S’më bëhet vonë,
se ti fle në një shtrat tjetër, në një shtet tjetër!

-Sa e bukur je!
Ti do qeshje ( ndaj e bëj dhe unë)
Shumë herë, më vjedh edhe ti
Ndodh, mos jem ndër vete.

Pak a shumë,
çka është e imja,është edhe e jotja.

Pas pak, kur të ngrihesh
flokët, si ushtrimi më i vështirë,
që as krehëri më i zgjuar s’do e zgjidhte

Kjo…sepse kam dashur të loz me to!

Dora jote,pikëpytje mbi ballë
Duhet të më falësh për dhimbjen e kokës

Kjo…, sepse desha të të pija në gjumë!

 

***

Njëra nga pemët tha:
– në botën tjetër
Zoti le të më bëjë violinë.

Dua t’ju flas njerëzve
për pyllin tim, familjen e madhe.
Për fustanet e dëborave të nusërisë
dhe për zogjtë që rrita jetim.

-E dyta,-tha:
– Dua Zoti të më bëjë varkë.
Kështu do i përshëndes nga larg.
Patjetër në ujërat blu të thella
ekzistojnë shpirtrat binjakë.

E treta,dëshiroi të ishte magje
të vogla,të rrumbullakta,
duart e dikujt, bukë shpirti të bëjnë.

Mezi po prisja ”vdekjen e pemëve”

dhe ato nga dritarja duke më parë
mezi prisnin:
violinistin e rrallë,
timonierin e varkës
dhe pak bukë për udhën e gjatë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s